Me Sali Berishën Kryeministër, rikthejmë shtetin e përgjegjshëm dhe qeverisjen e qytetarëve!
Mjaft më me qeveri luksi në kohë krize! Shpenzimet operative do të shkurtohen në limit – abuzimet dhe shpërdorimet duhet të marrin fund!
Prokurimet publike nuk do të jenë më monopol i oligarkëve! Gara e ndershme dhe transparenca do të kthehen me ligj!
Asnjë cent për PPP-të e korrupsionit! Fillimisht i pezullojmë, pastaj me vendim gjykate i anulojmë të gjitha! PPP-të e pakërkuara do të ndalohen me ligj!
Çdo qindarkë në shërbim të qytetarëve! Jo më tendera sekretë, jo më pasuri për pak njerëz, por transparencë dhe llogaridhënie maksimale!
Largim i menjëhershëm nga borderoja e shtetit të trupës patronazhiste! Mjaft më me survejime politike dhe shtet partiak – administrata do të punojë për qytetarët, jo për partinë!
Koha e hajnisë ka mbaruar!
Me Sali Berishën Kryeministër, shteti rikthehet tek qytetarët!

