NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    18 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Në Primaret e Qarkut Berat/ Dr. Erion Dasho: Ja pse kandidoj për PD-në…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Në Primaret e Qarkut Berat/ Dr. Erion Dasho: Ja pse kandidoj për PD-në…

Neutrale
Last updated: 2025/02/26 at 3:26 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

PSE KANDIDOJ?

Që prej pranimit të kandidaturës sime në Primaret për zgjedhjet e 11 majit, u jam përgjigjur me dhjetëra herë tre pyetjeve të mëposhtme të drejtuara nga miq, kolegë e dashamirës të shumtë:

》Përse kandidoj?
》Përse kandidoj në Berat?
》Përse kandidoj për Partinë Demokratike?

Le t’i përgjigjem këtyre pyetjeve sipas të njëjtës radhë.

***

PSE KANDIDOJ?

Kandidoj sepse Shqipëria është në ditën e saj më të vështirë, e vjedhur, e grabitur, e lënë në duart e një bande hajdutësh që qeveris prej 12 vitesh në ortakëri me narkotrafikun dhe krimin e organizuar.

Kjo bandë sot ka marrë goditje të forta jo vetëm në sajë të qëndresës së pashembullt të opozitarëve dhe qëndrestarëve, por edhe falë mesazheve që vijnë nga perëndimi, sidomos pas fitoreve spektakolare të Presidentit Trump dhe Kancelarit Merz.

Megjithatë kushdo që mendon se kjo bandë është dorëzuar gabon rëndë!

Kushdo që mendon se fitorja është e sigurt gabon sërish rëndë!

Kriminelët e rilindjes nuk do të dorëzohen lehtë. Patronazhistët janë ende në veprim! Madje kanë kaluar edhe në diasporë ku po blejnë vota e manipulojë regjistrimin. Vetëm dje një qytetar në Greqi raportonte se patronazhistët i ishin ofruar ta “ndihmonin” nëpërmjet një adrese false. Edhe një fëmijë e kupton hilenë. Fleta e votimit do të shkojë në një adresë.patronazhisti dhe do të plotësohet nga ky i fundit!

Vetëm duke u bashkuar në një front të vetëm demokratë, intelektualë, shqiptarë të Shqipërisë dhe diasporës, qytetarë pa angazhim politik, por të cilëve u dhimbset vendi, ne mund të mundim përbindëshin rilindas.

Nuk mund të mungonte një arsye e dytë, shumë e fortë. Prej vitesh unë analizoj shkatërrimin e sistemit shëndetësor shqiptar, atij sistemi ku u arsimova si mjek e okulist, atij sistemi ku kontribuova për 17 vjet duke zbatuar e drejtuar disa prej projekteve më të suksesshme në vite, si reforma e parësorit, autonomia spitalore dhe telemjeksia.

Kam mbi 20 vjet që shkruaj, flas e kritikoj, që jo vetëm gjej difekte e gabime, dhe akuzoj për krime, por edhe ofroj rrugëzgjidhje. Me fitoren e opozitës në 11 maj, do të ketë nevojë për kontributin tim në reformimin e shëndetësisë dhe vendosjen e saj në shërbim të shëndetit dhe jetës së pacientit, jo në shërbim të pasurimit të oligarkëve!

Për këtë arsye unë lë komoditetin e krijuar me mund e sakrifica, lë Gjermaninë që është bërë vendi ku mijëra mjekë e infermierë shqiptarë kanë gjetur shtëpinë e dytë, për t’u përfshirë në garën e primareve dhe, më pas në fushatën e 11 majit si pjesë e ekipit fitues të opozitës!

***

PSE KANDIDOJ NË BERAT?

Në vitet e fundit, duke diskutuar në nivel kombëtar për tema të rëndësishme si shëndetësia, pandemia, koncesionet e shëndetësisë, shpopullimi i vendit, krimet e rilindjes, Edi Ramës e bandës së tij, dhe dhjetëra tema të tjera, kam krijuar miq e dashamirës në gjithë vendin.

Duke jetuar e punuar në Tiranë, duke ardhur në vitin e fundit shpeshherë enkas nga Gjermania për të marrë pjesë në protestat e Rrugës së Shpresës, duke marrë fjalën aty, duke ju drejtuar akoma më shpesh pjesëmarrësve nëpërmjet videokonferencës, mund të mendoja kandidimin edhe në Qarkun e Tiranës.

Por në momentin që vendosa kandidimin, nuk u mendova dy herë për të ardhur dhe për të kandiduar në Berat!

Berati është vendi im i lindjes, ku kam miqtë e familjes, miqtë e fëmijërisë, lidhjet më të forta, është vendi me të cilin jam identifikuar dhe do të identifikohem përherë!

Sikundër gjithë Shqipëria, Berati ka vuajtur krimet e rilindjes, beratasit kanë vuajtur padrejtësinë, largimet nga puna, spiunimin e patronazhistëve, mungesën e mundësive për vete dhe familjet. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për demokratët dhe opozitarët e Beratit, por të gjithë beratasit.

Nuk ka rëndësi nëse një pensionist është demokrat apo socialist, pensioni mesatar prej 180 Euro nuk mjafton as për të blerë një palë të brendshme nga ato që përdorin rilindësit. Nuk ka rëndësi nëse një familje është e majtë ose e djathtë, fëmijët e tyre gjithsesi janë syrgjynosur në emigrim.

Për këtë arsye unë kandidoj në Berat, për të frymëzuar e mbledhur së bashku, fillimisht demokratët e më pas të gjithë beratasit në fitoren e 11 Majit.

***

PSE KANDIDOJ PËR PARTINË DEMOKRATIKE?

Unë nuk jam antar i Partisë Demokratike. Denoncimi i krimeve të rilindjes dhe Edi Ramës në shëndetësi e më gjerë na ka vendosur në një front të përbashkët me PD-në dhe opozitarët e vërtetë.

Kur kemi denoncuar së bashku me kolegë demokratë e opozitarë koncesionet e shëndetësisë që u rropën të sëmurëve 500 milion euro, kur kemi denoncuar krimet gjatë pandemisë që vranë 20 mijë shqiptarë, kur kemi zhvilluar e diskutuar së bashku opsionet dhe mundësitë për zhvillimin e shëndetësisë së të nesërmes.

Na ka bashkuar qëndrimi pa ekuivok në mbështetje të liderit të opozitës, Dr. Berishës, i vetmi opozitar europian që vuajti burgun politik në shekullin e XXI. Në mbështetje të Doktor Berishës kam shkruar hapur në median dhe median sociale “Edhe unë sot jam një non-grata”.

Sot unë besoj me bindje se rilindësit i kanë ditët të numëruara, se Edi Rama do të shkojë shumë shpejt t’i bëjë shoqëri në burg Lalit të vet hajdut dhe Beqes së vet të koncesioneve. Dhe, mbi të gjitha, jam i bindur se vetëm dhe vetëm Partia Demokratike i ka mundësitë ta realizojë këtë mision.

Ashtu sikundër PD përmbyste etërit gjakatarë në vitin 1990, do të përmbysë pas 35 vjetësh bijtë e tyre hajdutë!

Por kam edhe një arsye tjetër që më afron ndaj Partisë Demokratike dhe Liderit të saj Berisha, vlerësimi dhe respekti që ata kanë treguar për mua personalisht në gjithë këta vjet.

Nuk është vlerësim i vogël të hapësh punimet e Kuvendit ku flet Sali Berisha dhe dhjetëra demokratë e demokrate me vlera të pamohueshme!

Nuk është vlerësim i vogël t’u drejtohesh dhjetëra mijëra demokratëve në shesh nga tribuna e një proteste!

Nuk është vlerësim i vogël të ftohesh në grupin që harton programin e shëndetësisë të opozitës dhe të kontribuosh në të me mendimet dhe sugjerimet e tua.

Edhe për t’ja shpërblyer këtë vlerësim Partisë Demokratike, unë sot kandidoj!

***

Kam bindjen e vendosur se PD nuk ka nevojë vetëm për demokratët në 11 Maj!

Përkundrazi!

Demokratët, opozitarët dhe qëndrestarët do të jenë tharmi ku do të ngjizet fitorja, por sekreti i fitores është tek frymëzimi i çdo qytetari shqiptar.

Për të fituar në 11 Maj, Partia Demokratike ka nevojë për të patur rreth saj dhe, sigurisht, edhe midis kandidatëve qytetarë, profesionistë dhe intelektualë që ndajnë të njëjtat vlera, parime dhe ideale.

Unë kandidoj që së bashku me demokratët, opozitarët e vërtetë dhe çdo shqiptar për të sjellë ndryshimin e madh në 11 Maj!

Neutrale February 26, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
18 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
18 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?