Nga Fatjon Mani: Portret i paautorizuar për një djalë demokrat
Eugen Prendi është një nga kandidaturat e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.
Eugen Prendi ka mbaruar studimet për inxhinieri megatronike dhe aktualisht e ushtron si profesion.
Vendimin për të hyrë në primare e mori pasi ai dhe familja e tij kanë kontribut 30 vjeçar në këtë parti dhe si një sfidë e re për Eugenin është edhe përfaqësimi dinjitoz i banorëve të Pukës dhe Fushë-Arrësit në legjislaturën e ardhshme.

