Mesazhi i Princ Lekës:
Ishte një nder të mirëprisja Kujtim dhe Arben Durollarin, nipërit e Dr. Guri Durollarit, ish-kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL).
Dr. Durollari ishte një figurë e palëkundur e kauzës monarkiste, një aktivist i shquar në mërgim dhe një lider i rëndësishëm në Shqipëri, duke udhëhequr ringritjen e PLL-së në vitet ‘90.
Kujtim dhe Arbeni kanë mbledhur dhe digjitalizuar një arkivë të pasur filmike me mbi 150 kaseta dhe pamje të rralla, të cilat dokumentojnë vitet e përkushtimit, rezistencës dhe luftës kundër propagandës komuniste. Ky koleksion i çmuar është një dëshmi e punës së palodhur të drejtuesve të PLL-së për ruajtjen e trashëgimisë mbretërore shqiptare.

