NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    18 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Fatmir Konja/ Tash me gjilpan, jo me gërshan
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Fatmir Konja/ Tash me gjilpan, jo me gërshan

Neutrale
Last updated: 2025/02/21 at 9:16 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

“V”-ja e gishtave u bo gërshan “, tha Albin Kurti në një takim me zgjedhësit gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. E kishte fjalën për aktet e qeverisë së drejtuar prej tij kundër korrupsionit. Ndoshta ishte edhe një përgjigje ndaj komenteve mediatike se në periudhën para zgjedhjeve nuk po i ndaheshin nga dora lopata dhe gërshërët për të përuruar investimet e kryera nga qeveria e drejtuar prej tij. Simbolika e gërshërëve iu bashkëngjit në këtë mënyrë simbolit “VV” për të fituar “500k ❤️”. Me gjasë u pëlqye nga votuesit e bindur të partisë së tij, por votuesit e pavendosur nuk i shkuan pas fijes euforisë dhe mujsharisë së Kurtit, i cili kërkoi gjithçka ose asgjë. Nga ana tjetër, Kurti dhe Vetëvendosja, të ardhur në pushtet me fitore plebishitare katër vite më parë, i kishin përdorur “gërshërët” rregullisht kundër çdo mundësie bashkëpunimi me kundërshtarët politikë, deri edhe për çështje thelbësisht të interesit shtetëror, ku spikat çështja e koordinimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. Revanshi i Kurtit, i yshtur nga numrat në Kuvend, nuk u la asnjë hapësirë përpjekjeve të partive të tjera politike për t’u dëgjuar dhe për të kontribuuar në këtë fazë të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Jo vetëm kaq, po edhe në momente kritike të marrëdhënieve edhe ashtu të tendosura me kancelaritë perëndimore, nuk ndërmori asnjëherë një konsultim të sinqertë me faktorët politikë të vendit. Në këtë kontekst, Kurti bëri copash me “gërshërët” e tij edhe kostumin e dikujt që nga baza e zgjedhësve të Vetëvendosjes thirrej “Albin baba”, duke mos i respektuar, e shpeshherë duke i tallur kundërshtarët politikë. Pikërisht për shkak të kësaj sjelljeje, edhe pse ka marrë dyfishin e votave të partisë së dytë në radhë, partitë opozitare janë bërë bllok kundër tij dhe asnjëra prej tyre nuk po jep asnjë shenjë se mund të hyjë në bisedime për të ndërtuar një qeveri me Kurtin kryeministër. Sikur të mos mjaftojë kjo, përfaqësuesit e kancelarive perëndimore duket se nuk kanë ndërmend të mbështesin krijimin e një qeverie të re të drejtuar nga Kurti, për të mos thënë se ka prej tyre që po përcjellin mesazhe që e minojnë këtë mundësi. Tanimë, shumë më gjerë se në rrethet politike apo diplomatike, po përpiqet të zërë rrënjë ideja se një qeveri e re me kryeministër Albin Kurtin nuk do të shihej si partnere e besueshme as e Brukselit, e as e Uashingtonit. Nuk është e tepërt të themi se rivalët politikë janë duke pritur edhe ndonjë ndërhyrje direkte nga përtej Atlantikut për të rrëzuar përfundimisht përpjekjet e Kurtit për një qeveri të re të ndërtuar prej tij. Duhet shtuar fakti se rrëzimin e Kurtit e dëshirojnë njëheraz, por për arsye të ndryshme, edhe qeveritë e Beogradit dhe të Tiranës. Këtë të dytën dhe emrin e kreut të saj, me shumë elegancë nuk e përmendi kurrkund as ish-drejtori i VOA, Elez Biberaj në analizën e para dy ditëve mbi idenë e tij se marrëdhënia e veçantë e Kosovës me SHBA, nën qeverisjen Kurti është shndërruar në një marrëdhënie të ndërlikuar. Është fakt se aventurieri politik i Tiranës i ka bërë boll dëme Kosovës me nismat e ndërmarra për të siguruar kredo politike ndërkombëtare për qeverinë e tij. Thënë të gjitha këto, Albin Kurtit i duhet të hedhë tutje gërshërët, dhe të përpiqet tanimë me gjilpërë t’i qepë vetes një kostum të ri, të një politikani jo vetëm të gatshëm për kompromis me opozitën për krijimin e një qeverie të re, por të përulur para nevojës urgjente që ka Kosova për një zë të përbashkët të të gjithë faktorëve politikë të vendit përballë sfidave dhe rrethanave të reja gjeopolitike.

Neutrale February 21, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
18 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
19 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?