Mesazhi i tij:
💙 Të dashur miq, qëndrestarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të palëkundur të NDRYSHIMIT më datë 11 Maj 2025,
💙 Ju falenderoj të gjithëve përzemërsisht për mbështetjen tuaj masive përmes propozimeve në shumicën e degëve të Tiranës për të qenë kandidat përfaqësues i juaji në Kuvendin e NDRYSHIMIT të sivjetshëm, duke kaluar përmes procesit të Primareve!
🙏 Kam lindur e jam rritur me besimin te vlerat njerëzore dhe familjare, si edhe besimin te kultura e edukimit, arsimit, punës, mundit dhe djersës.
🙏 Janë të njëjtat vlera që gjej mes jush e që më bëjnë të krenohem me ju kudo dhe kurdo!
✌️ Me po të njëjtën ndërgjegje qytetare, me po të njëjtat vlera, me po të njëjtin besim e duke ndarë me ju po të njëjtat shqetësime familjare, qytetare e kombëtare, do të derdh mund e djersë që edhe ju të mund të ndjeheni gjithnjë krenarë me propozimet dhe mbështetjen tuaj.
✌️ Duke besuar me forcë në parimin demokratik të përfaqësimit, kandidoj në procesin e PRIMAREVE për të bërë të mundur dërgimin e vlerave tuaja dhe adresimin e shqetësimeve tona të përbashkëta në Kuvendin e NDRYSHIMIT të Shqipërisë!
💙 Faleminderit me zemër për mbështetjen tuaj të pashterueshme!
💙 Forca drejt FITORES, së bashku!
💙 Forca drejt NDRYSHIMIT, së bashku!
Gjithmonë i juaji! Gjithmonë me ju!
Prof. Asc. Ilir Alimehmeti

