Mesazhi i Ilirjanës:
Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike,
Sot qëndroj përpara jush me nder dhe përgjegjësi për të shpallur KANDIDATUREN time në Primaret e Partisë Demokratike . Kjo nuk është një garë personale, por një mision për të çuar përpara vlerat dhe idealet tona të përbashkëta, për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të zhvilluar.
Për tre fushata elektorale me radhë, kam qenë në terren, e angazhuar si e deleguar në Durrës, një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, por që ende vuan pasojat e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit. Përvoja ime në këto beteja më ka mësuar shumë: më ka mësuar se ndryshimi nuk vjen nga premtimet boshe, por nga puna e përditshme, nga dëgjimi i qytetarëve dhe nga angazhimi i sinqertë për t’u përballur me sfidat reale.
Sot, ju ftoj të bashkohemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Të bashkohemi për një ekonomi më të fortë, për një qeverisje transparente dhe për një sistem drejtësie që i shërben qytetarëve, jo interesave të ngushta. Të bashkohemi për një Durrës ku të rinjtë shohin të ardhmen e tyre dhe ku familjet ndihen të sigurta dhe të vlerësuara.
Nëse më besoni votën tuaj, do të jem një zë i fortë për ju sic kam qënë gjithmonë. Do të jem përfaqësuesja juaj, e palëkundur për parimet dhe aspiratat e demokratëve dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.
Le të ngrihemi së bashku! Le të fitojmë këtë betejë për të ardhmen që meritojmë!
Faleminderit!