Tashmë kanë dalë detaje të reja nga ngjarja kriminale që ndodhi paraditen e sotme në Shkodër, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri ndaj bashkëjetueses së tij, 44-vjeçares Anila Ndoka (Prendushi) dhe më pas qëlloi edhe veten.
Manaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Anila Ndoka (Prendushi) mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë me një plumb në kokë.
Simbas policisë, Kolë Manaj kur ka kryer aktin ekstrem ka qenë bashkë me partneren e tij në makinë.
Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Anila Ndoka (Prendushi) ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve.
Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh.
Burime për mediat bëjnë me dije se rreth dy javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 34-vjeçarin. Duke mos e pranuar këtë fakt, Kolë Manaj i kishte dërguar një video ku tentonte t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur. Anila Ndoka (Prendushi) kishte arritur ta bindte të mos e kryente një veprim të tillë dhe kishin vendosur të takoheshin për t’u sqaruar.
Në çastin e takimit dhe duket mbas debateve ka ndodhur tragjedia