Nga Dr. Vladimir Bozdo
Lumi i Tiranës formohet nga bashkimi i përrenjve malorë në Zall Dajt. Pas fshatit Brar ujrat e kristalta, fillojnë e ndoten nga shkarkimet e ujrave të zeza e mbeturinave.
Nga pjesa veriore lumi kalon në zonën e quajtur Bregu i Lumit që ndan qytetin nga Paskuqani.
Si pasojë e derdhjeve të Babrrusë, Paskuqanit, pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës, mbetjeve të ngurta e të lëngshme vlera e nitriteve shkojnë 4-32 herë më të larta nga norma dhe bakteriet janë 13 herë më të larta nga standartet.
Unaza e Re ka nxjerë sheshit pisllëkun dhe barakat e jev.. që presin shiun e ardhshëm.
Kurse nga lindja në perëndim kalon përroi Lana, që është futur në një kanal të gjërë betoni. Në fakt Lana është një kolektor i hapur i ujrave të zeza.
Në verilindje të Bërxullës, Lana bashkohet me Lumin eTiranës, duke formuar Lumin e Ishmit, i cili çon drejt detit pisllëk të madh.
Po t’a pastrosh aty, prodhon avull(energji) dhe pleh.
Disa miliona janë dhënë nga Japonia për sistemimin dhe pastrimin para derdhjes në lumin e Ishmit.
Po ashtu edhe për lumin e Tiranës janë bërë jo pak investime, por pamja të kujton fillimin e shekullit të kaluar.
Janë me fat ato qytete ku kalojnë lumenjë…