1. Të 3 drejtuesit kryesorë të opozitës janë në burg dhe në procese gjyqësore. Natyrisht që nuk ndodhi rastësisht, por me miratim nga Soros dhe kukullat e tij. Shqipëria ka detyruar komunitetin ndërkombëtar të miratojë 3 rezoluta kundër kapjes së drejtësisë dhe përdorimit të saj për qëllime politike. Zv. Presidenti JD Vance në Munich para 3 ditësh deklaroi se: “ju nuk mundeni të burgosni liderin e opozitës dhe të thoni se po fitoni mandat demokratik“. Kjo ishte për Shqipërinë, pasi vendi tjetër që ka burgosur liderët e opozitës është Bjellorusia. Edi Rama në Kongresin e PS më 09.04.2022 urdhëroi SPAK të nisë procedim penal ndaj Sali Berishës. Pas urdhrit të Edi Ramës, më 29.04.2022 SPAK nisi hetimin 30-vjeçar të Sali Berishës dhe në 3 brezni, duke hetuar deri mbesat ende të palindura të Sali Berishës. A ka përgjegjësi SPAK për keqpërdorimin politik nga Edi Rama?
2. A ka ndokush përgjegjësi për amnistinë e dosjeve 184 dhe 339 që çuditën gjithë Evropën? Ato që çuditën Evropën u falën nga SPAK, sepse hajdutët ishin me biografi të mirë dhe iu kthyen prokurorive të rretheve, ku u mbyllën. SPAK nuk guxoi të hetojë krimin zgjedhor pasi ishin Edi Rama, Ulsi Manja etj., ndaj nuk mbajti përgjegjësi ndonëse ligji e detyron. A duhet të kërkojmë përgjegjësi nga SPAK që e ka tagër ligjor, por e injoroi?
3. “Afërmendsh që gjykatat vendosin siç kërkojmë ne“ u shpreh Altin Dumani. Dhe është e vërtetë, afro 95% të rasteve gjykata vendosin siç kërkon SPAK. Pse? Sepse me ligjet që miratoi Edi Rama pa konsensus, ka miratuar të drejtën që SPAK të kontrollojë çdo gjyqtar dhe çdo familjar të çdo gjyqtari. Që në këtë moment gjyqtarët nuk janë të pavarur, por të shantazhueshëm. Sipas Konventës së të Drejtave të Njeriut, çdo njeri ka të drejtë të gjykohet nga një gjykatë e pavarur, por a është i pavarur gjyqtari të cilit njëra palë (SPAK) i kontrollon çdo komunikim të tijin dhe gjithë rrethit të tij familjar? Për çdo shqetësim të cilitdo familjari, SPAK mund të shantazhojë gjyqtarin që në teori duhet të ishte i pavarur nga të dyja palët në procesin gjyqësor. A është normale që SPAK (njëra palë në proces) të kontrollojë gjyqtarin që do të marrë vendim? A nuk duhet adresuar kjo shkelje?
4. A mund të vijojë si prokuror në SPAK një ish-hetues i komunizmit që ka ngritur akuza për agjitacion dhe propagandë apo për cenim të moralit komunist? Por Arben Kraja vijon aty. Dhe biles, ulet në restorante me një kryetar bashkie që është subjekt i SPAK, ndërkohë një gjyqtar u shkarkua se në një pritje tek ambasada britanike kishte takuar në këmbë Erion Veliajn. Pra, kemi standarde të dyfishta apo dyfytyrësi? Dhe i njëjti ish-hetues i komunizmit kishte mbesën dhe nipin të dy drejtorë tek Erion Veliaj, të cilin kinse po i njëjti prokuror po “e hetonte prej 4 vitesh për inceneratorët”. A të bëjmë strucin sikur nuk shohim, apo të flasim troç që ky person është pisllëk për SPAK?
5. A mund të vijojë në SPAK prokurori Alfred Shehu, që gënjeu gjithë opinionin publik në 2021 sikur në makinën e trafikantit Mehmet Greca nuk kishte materiale zgjedhore? Ndërsa, fill pas zgjedhjeve, kur e çoi në gjykatë, i njëjti prokuror listoi që në atë makinë kishte para, lista zgjedhore dhe karta identiteti të personave. Pra, u keqpërdor nga Edi Rama për zgjedhjet e 2021. Cili njeri i lirë e mbështet këtë gjë?
6. A mund të vijojë në SPAK pa u hetuar prokurorja Millonai, që amnistoi gjyqtaren e Bandave të Elbasanit, e cila porosiste deri dhe vrasje gazetarësh? A duhet hetuar sesi kjo prokurore pretendon se ka blerë apartament në Tiranë në 2017 me çmim më të ulët se çmimi i referencës (e ndoshta më të ulët edhe se kostoja) dhe se zhvilluesi e ka pritur 8 vjet që të paguajë këstet? A e ka pasur të dashur apo ndonjë interes tjetër që zhvilluesi edhe ia shet nën çmimin e referencës edhe ta presë 8 vjet? Nuk meriton publiku përgjigje?
7. A duhet të ketë hetim për pretendimin e prokurorit Dumani që ka blerë 2 apartamente dhe 1 dyqan me çmim më të lirë se kostoja vetëm me rrogë shteti? Se doli që vetingu ia ka kaluar brenda 24 orësh pa asnjë verifikim. A ka nevojë për hetim të paanshëm, apo nuk lejohet?
8. A janë shenjtorë prokurorët apo janë njerëz? Kush do t’i hetojë? Apo janë të dërguarit e Zotit dhe ne njerëzit nuk lejohet të ngremë akuza? U depozitua kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe mosndërprerje të gjendjes së paligjshmërisë ndaj Iranës me 3 mbiemra dhe 2 prokurorëve që mashtruan për Sali Berishën. Prokurorja Jella, që thuhet se është mbesë e Ulsi Manjës, vendosi “mosfillim procedimi penal“. Po pse të mos fillojë procedimi penal? Dhe nëse është kallëzim i rremë, ballafaqohet kallëzuesi me ligjin. Depozitova kallëzim penal për falsifikim dokumentesh ndaj 2 prokurorëve Kraja-Millonai, por prokurori Ols Dado vendosi “mosfillim të procedimit penal“. Pse këta nuk mund të procedohen? Janë shenjtorë? Apo janë mbi ligjin?
9. Depozitova kallëzim penal për Edi Ramën që ka shpërdoruar detyrën (të vërtetuar me vendim gjykate të formës së prerë) me dëm mbi 340,000 euro, që ka refuzuar të zbatojë vendim të formës së prerë të gjykatës dhe ka kryer veprime që bien ndesh me vendimin e gjykatës. Por përsëri prokurori Maksuti vendosi “mosfillim të procedimit penal”. Pse? 340,000 euro u mbajtën nga Buxheti i Bashkisë së Tiranës, dhe ish-juristja e bashkisë iku e la punën nga shpërdorimi i detyrës flagrant që kreu Edi Rama, pasi përbënte vepër penale. Por SPAK vendos “mosfillim procedimi penal”. A është Edi Rama mbi ligjin?
10. Dy herë kam depozituar kallëzim penal për Taulant Ballën, që ka kryer kallëzim të rremë, i cili i ka kushtuar mbi 1 milion euro para publike SPAK-ut që u detyrua të kërkojë deri në 12.000 faqe në Itali vetëm për të amnistuar Taulantin dhe përsëri dëshroi.
Por dy herë SPAK vendos “mosfillim procedimi penal” për Taulant Ballën. A duhet të përballet Taulantu me ligjin, apo është mbi ligjin? Në përgjimet SKY ECC të ardhura nga partnerët evropianë, Taulant Balla del në përgjime duke bërë pazare me bandat e Elbasanit.
Ai e deklaroi se brenda vitit do të arrestojë personat që ia kërkoi banda e Elbasanor dhe SPAK e mbajti fjalën, brenda 1 viti e 1 muaji i arrestoi personat e kërkuar. Ndonëse këto përgjigje kanë dalë, SPAK iu nënshtrua urdhrit të Edi Ramës për të mos vepruar ndaj Taulantit para zgjedhjeve të 2025. A na duhet një prokurori që i shërben partisë-shtet me regji, apo prokurori e pavarur?
Së fundmi, Edi Rama deklaroi se PS garanton SPAK. Ne dinim që gjyësori është i pavarur dhe e garanton ligji dhe Kushtetuta, jo kryeministri. Kur del se kryeministri i ka urdhëruar si në 2022 dhe SPAK iu nënshtrua, kur del se sa herë kallëzohet Edi Rama, SPAK vendos “mosfillim procedimi penal” dhe në fund del se garantor i SPAK qenka Edi dhe Partia, atëherë nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, por me parti-shtet dhe një prokurori politike. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse duhet shkrirë.


