Ja çfarë shkruan Hoxha në rrjete sociale:
Të nderuar demokratë të Kamzës-Paskuqanit dhe Qarkut Tiranë!
Kam kënaqësinë të njoftoj se do të kandidoj në primaret për deputet të datës 1 Mars 2025. Po kërkoj mbështetje dhe vlerësimin tuaj për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët, kundër këtij regjimi të egër që po shkatërron vendin dhe boshatis vatrat tona.
Një falënderim dhe mirënjohje të veçantë për mbështetjen tuaj maksimale që më keni dhënë duke më zgjedhur si kandidatin tuaj për Kryetar Bashkie të Kamzës në zgjedhjet e manipuluara dhe të vjedhura elektronikisht, përmes të gjitha formave rilindase nga Kipja, Lali dhe Gjatoshi.
Është rradha jonë të vazhdojmë betejën për vlerat që na bashkojnë dhe të kundërshtojmë këtë regjimin që po shkatërron çdo gjë.
Është rradha jonë të luftojmë për një të ardhme më të mirë dhe ta dërgojmë PD-në në qeverisje, si një forcë që do të sjellë ndryshimin e vërtetë.
Është rradha jonë të fitojmë dhe të maksimalizojmë votën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme, për të kontribuar në fitoren e madhe të datës 11 Maj.
Rrofshin demokratët dhe qytetarët e Kamzës, Paskuqanit, Tiranës e gjithë Shqipërisë!✌️✌️✌️🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇺🇸🇺🇸🇺🇸

