E tronditur e pa fjalë për shuarjen e jetës në moshë kaq të re të Megit, studentes sime që spakaste për qetësi, kulturë qytetare dhe përkushtim për dije.
Arsimi shqiptar jeton në bilance lufte; përgjakje në ngjarje konfliktesh, aksidentesh rrugore, vrasjesh e vetëvrasjesh të vijueshme, duke shënuar rekordet më të zeza të historisë së tij.
Dhimbje e pikëllim i madh për të shtrenjtët e familjarët e Megit, për shokët e shoqet si dhe për pedagogët e të gjithë ata që e njohën studenten shembullore të Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë.
U shua Megi për një çast në aksident rrugor e mori krahë të bardhë përjetësie në amëshim.
Qofsh në lëndina Parajse Megi Xhetani e ndritsh terrin e këtushëm me shpirtin tënd të bardhë🙏🏻
Shpirtërisht jam pranë familjarëve së saj e lutem që të gjejnë forcë të përballojë dhimbjen e pamasë të ikjes pa kthim të bijës së tyre🙏🏻
(Në foto Megi Xhetani dhe në foton tjetër, Megi me të fejuarin, viktimë dhe ai)

