NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    19 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Dragoti/ Standardizimi i Gegërishtes, midis racionalitetit dhe iluzionit apo rrezikut real për humbjen e saj!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Dragoti/ Standardizimi i Gegërishtes, midis racionalitetit dhe iluzionit apo rrezikut real për humbjen e saj!

Neutrale
Last updated: 2025/02/17 at 5:58 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Debatet apo shkrimet mbi statusin e gegërishtes dhe kërkesat për standardizimin e saj shpesh serviren si domosdoshmëri për pasurimin e shqipes dhe ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore. Por një analizë më e thelluar, si filozofike ashtu edhe gjuhësore, tregon se ky proçes është i dëmshëm. Në vend të bashkimit të shqiptarëve rreth një standardi të dytë, ajo mund të çojë në përçarje, artificialitet gjuhësor dhe reduktim të natyrshmërisë së gegërishtes si dialekt i gjallë.
Gjuha është produkt i evolucionit natyror dhe standardizimi proçes që ndodh në mënyrë natyrale, përmes evoluimit të shkrimit e komunikimit ose përmes ndërhyrjeve artificiale shtetërore. Historia ka treguar se gjuhët e standardizuara në mënyrë të detyruar kanë krijuar vështirësi. Për shembull, përpjekjet për të standardizuar gjuhë si norvegjishtja solli dy versione paralele (Bokmål dhe Nynorsk), pa unitet dhe sot e kësaj dite. Ndërsa standardizimi i butë dhe organik me gjuhën angleze dhe italiane ka siguruar një ekuilibër mes dialekteve dhe gjuhës standarde.
Në këtë kontekst, përpjekja për ta konturuar gegërishten në një standard të ri do ishte një lloj artifici për një dialekt që tashmë funksionon shumë mirë në forma të ndryshme të të folurës dhe të së shkruarës.
Lind pyetja:
-A ka nevojë realisht gegërishtja për standardizim ?
Një shkrim i para pak ditëve mbi këtë çështje në një revistë letrare ngulmonte në konkludin se gegërishtja duhet të mbijetojë përmes një kornize me rregulla të qarta, përndryshe do të humbet. Unë do ta hidhja poshtë këtë argument për disa rrethana
1-Gegërishtja është tashmë realitet i gjallë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe në veri të Shqipërisë, si në komunikimin e përditshëm ashtu edhe në letërsi, muzikë, film dhe media sociale. Ajo shpesh praktikohet edhe nga toskët në krijimtarinë e tyre.
2- Letërsia ndër shekuj e ka pasuruar e sjellë deri në ditët tona gegërishten. Shkrimtarë si Kostandin Kristoforidhi me Gjahun e Malësorëve, Martin Camaj, Frederik Reshpja, Azem Shkreli, Fishta, Ali Podrimja por edhe autorë më të rinj si Ndue Ukaj, dhe të tjerë, kanë dëshmuar se gegërishtja nuk ka nevojë për një kodifikim të detajuar.
3- Standardizimi nuk është shpëtim, por kufizim: Ai do të impononte kufij mbi gjithë larmishmërinë e saj natyrore. Disa të folme gege do të margjinalizoheshin, duke ndërshkuar dhe reduktuar pasurimin e saj! Një standard i dytë do të ndante gjuhën shqipe në dy kampe me pasoja për identitetin kombëtar. Bosnja me dy standarde të boshnjakishtes apo Serbia me standardin e dyfishtë ekavian dhe ijekavian, tregon se ndarja e një gjuhe nuk është ndihmë, por problem. Ruajtja e dialekteve të një gjuhë nuk kërkon kongrese, por hapësira të lira kulturore. Pra rruga më e mirë për ta mbajtur atë të gjallë është më shumë botime në gegërisht, pa u ndjerë nën presionin e ngurtësisë akademike, programe të hapura e fleksibël në arsim ku studentët të gjitha krahinave ta njohin sa më mirë atë por jo si gjuhë e huaj, si dhe të përdoret lirisht në media e art .
Historia ka faktuar se gjuhët e lira mbijetojnë më gjatë se ato që kornizohen në mënyrë të ngurtë.
Në vend të një standardi të ri për gegërishten, duhet të favorizojmë një qasje më të hapur dhe më të lirë ndaj zhvillimit të saj. Gjuha nuk është një konstruksion artificial dhe identiteti kulturor nuk varet nga një standard i ri për sa kohë që dialekti geg nuk është në rrezik zhdukjeje. E vërteta është se gegërishtja është më e gjallë se kurrë. Përpjekja për ta “mbrojtur” atë me standardizim është një ndërhyrje e panevojshme që mund të ketë efekt të kundërt e që nuk i përgjigjet realitetit të dinamikës gjuhësore. Edhe në shtetet evropiane nuk standardizohen të gjithë dialektet. Në shumicën e e shteteve evropiane, gjuha zyrtare është e standardizuar në një formë të vetme, ndërsa dialektet mbeten të lira dhe të paprekura nga normat zyrtare. Disa shembuj:
A-Frëngjishtja në Francë: Dialekte si oksitanishtja, bretonishtja dhe pikardishtja përdoren ende nga komunitetet lokale, por nuk kanë standardizim të veçantë dhe nuk janë pjesë e sistemit arsimor kombëtar.
B-Italishtja: Standardi i saj bazohet kryesisht në dialektin toskan (në veçanti firenzez), ndërsa dialektet e tjera si napoletanishtja, sicilianishtja apo venecianishtja përdoren në nivel rajonal, por nuk kanë një status zyrtar apo standardizim të detyrueshëm.
Modelet me dy ose më shumë standarde (të rralla, por ekzistuese) kanë ndodhur për arsye historike ose politike:
—Serbo-Kroatishtja: Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, secili komb krijoi një standard të vetin: serbishtja, kroatishtja, boshnjakishtja dhe malazezishtja, ndonëse ato janë shumë të ngjashme.
Dialektet mund të standardizohen si gjuhë të veçanta kur dallimet janë shumë të mëdha si psh Katalanishtja në Spanjë apo Galicianishtja po në Spanjë.
Përjashtimet sërish nuk e shmangin pyetjen:
– A duhet të standardizohet çdo dialekt?
Përgjigja ime do të ishte :- Liria është standardi më i mirë për çdo dialekt.
Në vend që të kërkojmë standard të ri për gegërishten, duhet të pranojmë se diversiteti gjuhësor është pasuri, jo një problem duke mos reduktuar kreativitetin dhe elasticitetin e saj. Prandaj, në vend që të kërkojmë një kongres të dytë, duhet të pranojmë se çdo gjuhë zyrtare në botë për bazë ka një dialekt si psh:
1- Italishtja – Standardizimi i saj u bazua kryesisht në dialektin toskan, veçanërisht në variantin e përdorur nga Dante, Petrarka dhe Bokaçio. Ky proces u përshpejtua pas bashkimit të Italisë në shekullin XIX.
2- Gjermanishtja – Edhe pse gjermanishtja ka një shumëllojshmëri dialektesh (si bavareze, saksone, austriake, etj.), standardizimi u bazua në një formë të ndërmjetme, të zhvilluar kryesisht nga shkrimtarët dhe reformatorët, si Martin Luteri me përkthimin e Biblës.
3-Anglishtja – Anglishtja standarde është bazuar kryesisht në dialektin e Londrës dhe në atë të Oksfordit dhe Kembrixhit, duke u konsoliduar përmes shtypit dhe arsimit.
4- Standardizimi i shqipes u bë në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, duke u bazuar kryesisht në dialektin toskë. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u bazua në parimet e shqipes letrare që ishin zhvilluar deri atëherë, duke unifikuar variantet letrare të Toskërishtes dhe Gegërishtes në një normë të vetme.Kontributin kryesor e dhanë Çabej dhe Qosja për këtë.
Disa autorë vendas e të huaj kanë trajtuar çështjen e standardizimit të gegërishtes në veprat e tyre si të realizuar psh Janet Byron, gjuhëtare amerikane ka hulumtuar procesin e standardizimit të gegërishtes, duke vënë në dukje se me ortografinë e vitit 1964 në Prishtinë, gegërishtja kishte arritur kulmin e standardizimit të saj.
Namik Resuli: Gjuhëtar toskë që në vitin 1940 ka shkruar mbi tërheqjen dhe prestigjin që gegërishtja kishte për nëpunësit toskë, duke pranuar rolin e saj në administratë dhe arsim. Nuhi Veselaj: Në veprën e tij “Drejt standardizimit të gjuhës shqipe”, trajton historikun e koinezimit të të folmeve brenda dialekteve gegë dhe toskë, duke përfshirë sfidat dhe zhvillimet drejt një gjuhe të përbashkët kombëtare. Dhe si përfundim:
– Standartizimi i një dialekti është një akt mes racionalitetit dhe iluzionit, një përpjekje për të ngrirë në kohë diçka që vetë natyra e saj është të rrjedhë. A është kjo një nevojë e vërtetë apo vetëm një manifestim i egoizmit kolektiv të një grupi mbi tjetrin? Gjuha është një organizëm i gjallë, që ndryshon dhe shumohet në forma të pafundme. Ajo mund të jetë një urë për komunikim, por gjithashtu një mur që ndan, duke e bërë njeriun të harrojë se gjuha nuk i përket një krahine, por mendjes dhe shpirtit që e përdor.

Neutrale February 17, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
19 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
20 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?