NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    19 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Eduard Halimi/ Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Sky ECC – Një hap i guximshëm në përputhje me jurisprudencën evropiane
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Eduard Halimi/ Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Sky ECC – Një hap i guximshëm në përputhje me jurisprudencën evropiane

Neutrale
Last updated: 2025/02/16 at 6:10 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Vendimi i fundit unanim i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i zbardhur dhe publikuar këtë javë, lidhur me ligjshmërinë dhe përdorshmërinë e provave të siguruara përmes komunikimeve të koduara në platformën Sky ECC është një hap i guximshëm dhe në përputhje të plotë me praktikat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR) dhe Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (ECJ).

Java ka patur vendime të tjera të guximshme të drejtësisë, por edhe ky vendim është po ashtu i rëndësishem sepse synon të ndihmojë organet ligjzbatuese të zbardhin kontratën e politikës me krimin e organizuar tani para zgjedhjeve të 11 majit.

E kam ndjekur rastin i shtyrë vetëm nga interesi akademik dhe qëndrimi i hershëm se operacioni francez “Vanilla” lidhur me platformat e enkriptuara është një histori fantastike e drejtësisë në botë. Për Shqipërinë ajo ndërthuret rreth kontratës së krimit me politikën: ti më ndihmo të fitoj zgjedhjet, unë në pushtet, të jap tendera, pasuri, të fal taksa, apo support kur ke probleme.

E kam pritur me interes vendimin e zbardhur ndaj po ndaj disa vlerësime rreth tij. Kam argumentuar edhe në shkrime të mëparshme se Shqipëria duhet të ndjekë standardet evropiane në hetimin dhe gjykimin e krimeve të rënda, duke garantuar jo vetëm një sistem të fortë drejtësie, por edhe respektimin e të drejtave themelore.

Edhe pse skepticizmi ishte i madh për shkak të implikimit edhe me politikën, vendimi i plotë konfirmon qasjen që duhet të ndjekë sistemi ynë i drejtësisë për të luftuar krimin e organizuar në mënyrë efektive.

✅ Konstatimet kryesore të Gjykatës Kushtetuese

​1.​ Ligjshmëria e provave nga Sky ECC

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se provat e siguruara përmes Sky ECC janë marrë në përputhje me ndihmën juridike ndërkombëtare dhe Konventën Evropiane për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale. Gjykata theksoi se këto prova ishin transferuar nga autoritetet franceze tek ato shqiptare në mënyrë legjitime dhe të dokumentuar.(faqe 49-50)

​2.​Ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm

Në përputhje me standardet ndërkombëtare, Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se kishte prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në veprimtari kriminale. Ky element është thelbësor për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, e cila është justifikuar me nevojën për hetim të plotë dhe garantimin e një procesi penal të rregullt.

​3.​Respektimi i të drejtave të mbrojtjes

Gjykata theksoi se palëve duhet t’u jepet mundësia për të kundërshtuar ligjshmërinë dhe përdorshmërinë e provave gjatë gjykimit penal. Kërkuesi ka mundësinë të kundërshtojë mënyrën e marrjes së provave, çështje që lidhen me përgjimin masiv, të drejtën për mbrojtje dhe përdoshmërinë e transkripteve gjatë gjykimit. Ky është një element i rëndësishëm që garanton një proces të drejtë dhe respekton parimin e barazisë së armëve mes akuzës dhe mbrojtjes.

​4.​Përdorimi i provave të huaja si standard i pranuar në drejtësinë ndërkombëtare

Vendimi konfirmon se provat e mbledhura nga autoritetet e huaja, ndoshta edhe në aplikacionet e tjera, kur janë siguruar në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, mund të përdoren nga gjykatat shqiptare. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndjekjen penale të krimit të organizuar. Kjo në asnjë rast nuk do të nënkuptojë (pa) fajësinë pasi duhet të lidhet me elemente te tjerë.
​

✅ Paralelizmi me vendimet e ECJ dhe ECHR

​1.​ E drejta për mbrojtjen e privatësisë dhe proporcionaliteti

Në rastet e shqyrtuara nga ECHR, siç është “Big Brother Watch v. UK”, është theksuar se ndërhyrja në privatësi është e lejueshme nëse është proporcionale, e parashikueshme dhe ka si qëllim të ligjshëm sigurinë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar. Gjykata Kushtetuese shqiptare ka ndjekur të njëjtin standard duke lejuar përdorimin e provave të Sky ECC si një mjet i ligjshëm për zbardhjen e veprimtarisë kriminale.

​2.​Përdorimi i provave të mbledhura nga shtete të tjera

ECJ, në vendimin “Minister for Justice and Equality v. LM”, ka theksuar se provat e siguruara nga një shtet tjetër mund të përdoren në një proces penal nëse janë marrë në përputhje me ligjin dhe të drejtat themelore. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare është në të njëjtën linjë, duke konfirmuar se provat nga Sky ECC janë të vlefshme dhe të përdorshme në proceset gjyqësore në Shqipëri.

​3.​Nevoja për hetim efektiv të krimeve të rënda

ECHR, (Strasbourg) në rastin “M.K. v. France”, ka vendosur se shtetet kanë një detyrim pozitiv për të garantuar një hetim efektiv të krimeve të rënda. Gjykata Kushtetuese shqiptare ka ndjekur të njëjtin parim duke lejuar përdorimin e provave që ndihmojnë në hetimin e krimeve të rënda dhe në sigurimin e drejtësisë.

✅ Përfundime

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një hap i guximshëm dhe i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare në luftën me krimin e organizuar dhe kontratën e politikës me krimin. Ai konfirmon qasjen efektive që duhet të ndjekim në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të rënda. Në një epokë ku grupet kriminale përdorin teknologji të avancuar për të shmangur përgjegjësinë ligjore, organet e drejtësisë nuk mund të mbeten pas.

Ky vendim forcon shtetin e së drejtës, garanton një drejtësi më efektive dhe vendos një precedent të rëndësishëm për përdorimin e provave të siguruara përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe synon të zbardhë lidhjet e politikës me krimin e organizuar.

Neutrale February 16, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
19 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
20 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?