NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    4 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    5 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Përparim Gjeka/ KUSH PO E TRADHTON KOMBIN NE RASTIN E NENE TEREZES
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Përparim Gjeka/ KUSH PO E TRADHTON KOMBIN NE RASTIN E NENE TEREZES

Neutrale
Last updated: 2025/02/15 at 8:48 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Ne shqiptarët, fatmirësisht, kemi gjakun tonë një njeri bashkëkohor ndër më të njohurit në botë, njëkohësisht ndër më të respektuarit, më të pakontestuarit dhe më të sakrifikuarit për njerëzimin. Emri i bekuar i Nënë Terezës bën të shkrihet çdo akull, çdo paragjykim dhe çdo dyshim kur prezantohesh si shqiptar kudo në botë, sepse krijohet lidhja instinktive midis madhështisë së zemrës së saj dhe prejardhjes së saj shqiptare, duke nxjerrë në pah zemrën e madhe dhe të bardhë të çdo shqiptari. Rrjedhimisht, marka jonë kombëtare nën emrin e saj ka një shkëlqim natyral dhe një veçanti të pakrahasueshme me asnjë popull tjetër të Evropës moderne, deri në nivel global. Ngjashëm me Gandhin në Indi ose Martin Luter Kingun në Amerikë, të cilët ndikuan një epokë, Nënë Tereza ka një ndikim të papërsëritshëm. Madje, ajo i ka bërë shtetet fqinje të ndjejnë një lloj zilie. Për shembull, Serbia e ka marrë Nikola Teslën si markë kombëtare, i cili veproi në Amerikë dhe me gjak ndoshta ishte shqiptar ose kroat. Maqedonia ka gjetur dhe rrëmbyer Aleksandrin e Madh, i cili nuk ka asnjë lidhje me sllavomaqedonasit e sotëm. Greqia, nga ana tjetër, lavdëron disa filozofë të lashtë, të cilët nuk dihet me siguri nëse kanë ekzistuar vërtet. Por askush nuk ka nje Gonxhe Bojaxhi.

Por, a dihet botërisht se Nënë Tereza ishte shqiptare? Siç e dinë të gjithë se Gandi ishte indian, a e dinë të gjithë se Nënë Tereza ishte shqiptare? Jo! Shumë e njohin Nënë Terezen tonë si indiane, si “Nënë Tereza e Kalkutës”, jo si shqiptare. Por pse nuk dihet kjo? Përveç arsyeve historike, një problem tjetër i madh është se vetë shteti ynë jo vetëm që nuk e promovon atë, por përpiqet ta harroje. Kush ka marre guximin të anashkalojë markën kombëtare “Nënë Tereza”?

Vëreni një krahasim midis aeroportit të Tiranës dhe atij të Beogradit në fotot bashkëngjitur. Ne gjithe ambientet e aeroportit, vetëm për sy e faqe, diku shkruhet me shkronja të vogla në shqip “Nënë Tereza” pas “TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT”, me shkronja të mëdha dhe në pjesët më të dukshme kur hyn dhe del në Aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës. Nese miliona turistë në vit, sapo zbarkojnë dhe shohin “TIRANA MOTHER THERESA AIRPORT”, do të ishte një reklamë e paçmueshme për Shqipërinë.

Në sheshin “Nënë Tereza” në qendër të Tiranës nuk ka asnjë statujë të Nënë Terezës, kur duhet të kishte një skulpturë madhështore, ndër më të mëdhate në botë.
Sa fonde ka dhënë shteti shqiptar për veprimtari, botime, simpoziume, studime, filma, muzeume, sponsorizime etj., brenda dhe jashte vendit, në vendlindjen e saj, kudo ku ka shqiptarë, në dobi të njohjes së kësaj shqiptareje të madhe, të kësaj krenarie kombëtare dhe globale, në shërbim të lartësimit të markës kombëtare në botë?

Kjo qasje shtetërore ndaj figurës së Nënë Terezës duket e qëllimshme dhe antikombëtare. Kush po e tradhton kombin në rastin e Nënë Terezës?

PERPARIM GJEKA
15.2.2025

Neutrale February 15, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
2 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
4 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
5 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
5 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
5 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?