Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme kanë reaguar ndaj sjelljes policore dhe qeverisë, asaj çka mund të quhet një pengmarrje apo një grusht shteti. Por ka një “harresë” të vogël me peshë shumë të madhe. Prokuroria dhe Gjykata kanë i janë drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, dhe për dije i Këshillit të Lartë Gjyqsor(dhe atij të Prokurorisë) dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Në shkresat e bëra publike mungon një detaj me rëndësi. Nuk ka vënie zyrtare në dijeni Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajo që është e lajmëruara e parë në çdo ngjarje sidomos drejtësie në Shqipëri. Njëlloj nuk ka pasur as reagim nga ajo që zakonisht përmendet se çfarë ka thënë “Rruga e Elbasanit..” Ndoshta pritja e shefave të rinj në Ambasadë kërkon një urë të re komunikimi. Kjo është e pazakontë duke konsideruar mbështetjen e madhe amerikane për reformën


