NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    20 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr. Ilir Allkja/ SHKURT PËR GRIPIN (si ta trajtoni dhe si të ruheni prej tij)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr. Ilir Allkja/ SHKURT PËR GRIPIN (si ta trajtoni dhe si të ruheni prej tij)

Neutrale
Last updated: 2025/02/08 at 11:11 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Gripi është sëmundja më e zakonshme që e kalojmë disa herë gjatë jetës i cili prek përgjithësisht rrugët e frymëmarrjes e shkaktohet nga virusi i gripit.
Simptomat shpesh përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe trupi, kollitje, bllokim hundësh ose rrjedhje.

Sa i shpeshtë është gripi?
Gripi është një nga sëmundjet më të zakonshme infektive. Çdo sezon gripi, mbi 2 miliard njerëz në mbarë botën infektohen nga gripi.

Cili është ndryshimi midis gripit dhe ftohjes së zakonshme?
Gripi dhe ftohja e zakonshme mund të kenë simptoma të ngjashme, si rrjedhje apo bllokim hundësh dhe kollë. Por simptomat e ftohjes janë zakonisht të lehta dhe simptomat e gripit mund të jenë më të rënda dhe të çojnë në komplikime serioze. Që të dyja këto gjendje shkaktohen nga viruse të ndryshëm.

Si mund ta di nëse kam grip ose COVID-19?
Gripi dhe Covid-19 kanë simptoma të ngjashme, e vetmja mënyrë për t`i diferencuar është të bëni testin. Qoftë gripi, qoftë covid-19 rrezikojnë për sëmundje të rëndë.

Cilët individë kanë rrezik më të lartë për komplikacione nga gripi?
Personat që vuajnë nga një sëmundje kanë rrezik i shtuar për të kaluar grip me siptoma të rënda. Këto përfshijnë komplikime kërcënuese për jetën që kërkojnë shtrimin në spital.
Të tilla janë:
 Astma, SPOK ose sëmundje tjetër e mushkërive.
 Sëmundjeve të veshkave, mëlçisë, probleme neurologjike duke përfshirë goditje në tru.
 Sëmundje të zemrës ose enëve të gjakut.
 Aëmundja e diabetit.
 Sistem imunitar të dobësuar (nga HIV/AIDS, kanceri ose medikamente).
 Keni sëmundje gjaku, si psh drepanocitoza.
 Obeziteti
 Mosha nën 5 vjeç ose mbi 65 vjeç.
 Shtatzania

Simptomat
Gripi, covid-19, ftohja e zakonshme kanë shumë simptoma të përbashkëta, gjë që vështirëson dallimin midis tyre.
Simptomat e gripit zakonisht shfaqen shpejt dhe mund të përfshijnë:
 Ethe, temperaturë e lartë, të dridhura.
 Dhimbje trupi.
 Kollë.
 Dhimbje koke.
 Dhimbje fyti.
 Dhimbje muskujsh, kockash.
 Rrjedhje ose bllokim hundësh.
 Lodhje trupore, dobësi.
 Diarre ose të vjella (zakonisht vetëm tek fëmijët).
Ju mund të keni disa nga këto simptoma.

Çfarë e shkakton gripin?
Viruset e grupit A, B dhe C janë llojet më të zakonshme që infektojnë njerëzit. Gripi që shkaktohet nga viruset A dhe B janë sezonale (në dimër shumica) dhe kanë simptoma më të rënda.
Gripi C nuk shkakton simptoma të rënda dhe nuk është sezonal.
Gripi i derrit dhe gripi i shpendëve janë të dy nëntipe të gripit A.

A është gripi ngjitës?
Po, gripi është ngjitës, përhapet nga një person në një tjetër.

Si përhapet gripi?
Virusi i gripit përhapet nga kontakti direkt ose indirekt me dikë tjetër që është i infektuar.

 Nga dikush afër nesh që kollitet, teshtin ose flet. Pikat mund të bien në duart tuaja ose të lëvizin nëpër ajër për të hyrë në hundë ose gojë.
 Duke prekur një sipërfaqe që janë ndotur nga virusi i gripit, më pas duke prekur fytyrën, hundën, gojën ose sytë. Kjo përfshin gjëra të tilla si dorezat e dyerve, tavolinat, kompjuterët dhe telefonat.
 Duke prekur duart ose fytyrën e dikujt që ka grip, më pas duke prekur fytyrën, hundën, gojën ose sytë.
Sa kohë pas ekspozimit do të marr gripin?
 Nëse infektoheni, zakonisht do të keni simptoma të gripit një deri në katër ditë pas ekspozimit (periudha e inkubacionit).

Diagnoza dhe analizat
Si diagnostikohet gripi?
Mjeku juaj diagnostikon gripin duke gjykuar nga simptomat tuaja dhe duke testuar një mostër të mukusit nga hunda juaj (tampon i shpejtë). Rezultatet mund të zgjasin disa minuta. Mjeku ose infermieri juaj mund ta dërgojë mostrën në një laborator, për test molecular dhe ju do të merrni rezultate brenda një ose dy ditësh.

Si trajtohet gripi?
Mjekët mund ta trajtojnë gripin me medikamente antivirale në rrethana të caktuara.
Antiviralët mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe të shkurtojnë kohën kur jeni të sëmurë. Shumë njerëz mund ta trajtojnë gripin pa mjekime me recetë.

Antibiotikët nuk kanë asnjë rol në trajtimin e gripit, përkundrazi shpesh e ndërlikojnë gjendjen.

Si ta menaxhoni vetë në shtëpi gripin?
Shumë njerëz mund të menaxhojnë simptomat e gripit në shtëpi pa antiviralë apo antibiotkë, thjeshtë me suplemnete e medikamente që jepen pa recetë:
 Pushimi i mjaftueshëm. Ka rëndsi të ndaloheni disa ditë nga puna, në mënyrë që të ruheni nga komplikacionet.
 Pirja e lëngjeve : caj natyral, fruta e agrume të shtrydhura, ujë, lëng mishi, pule të cilat ushqejnë trupin por edhe parandalojnë dehidrimin.
 Borsat e nxehta ose shishet me ujë të nxehtë mund të qetësojnë dhimbjet e muskujve.
 Marrja e acetaminofenit, paracetamolit dhe antiinflamatorëve te tjerë jo-steroidë mund të ndihmojë në uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe trupit.
 Përdorimi i sprejit nazal me fiziologjik ndihmon në zhbllokimin e hundëve.
 Marrja e qetësuesve bimorë të kollës ndihmojnë.
 Përdorimi i ekspektorantëve si acetylcysteine, n-acetylcysteine, tavipec etj lehtësojnë pastrimin e sekrecionëve nga mushkëritë tuaja.

Si mund ta parandaloj gripin?
Mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun tuaj është të merrni vaksinën e gripit çdo vit.
 Lani duart shpesh me sapun dhe ujë.
 Mbuloni hundën dhe gojën kur teshtini ose kolliteni.
 Shmangni ambjentet rme shume njerëz.
 Mos shkoni në punë, ambjente të tjera ose për vizita familjare nqs jeni me grip.
 Shmangni ambjentet me njerëz të sëmurë, mos shkoni nëpër spitale për hicgjë.
 Konsideroni të mbani një maskë nëse jeni të sëmurë dhe ju duhet të shkoni doemos diku.
 Shmangni prekjen e fytyrës, syve, hundës dhe gojës.
 Mos përdorni ushqimin ose enët e ngrënies (pirunët, lugët, gotat) të njëjta me të tjerët.

Kujdesuni për veten!

Neutrale February 8, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
20 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
21 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?