Mbas dorëheqjes së ing. Ilir Krosi si kryetar i Degës së PD Dibër, është Jeton Kaloshi që do të drejtoi Degën më të madhe të Veri-Lindjes.
Kujtojmë se Krosi la drejtimin e demokratëve dibranë për t’u futur në Primaret e kësaj force politike si kandidat për deputet.
Mesazhi i Kaloshit më poshtë:
Të nderuar miq,
Me kënaqësi pranova komandimin në postin e Kryetarit të Partisë Demokratike dega Dibër.
Rrugëtimi im politik në PD ka nisur shumë vite me përpara, gjatë këtyre viteve kam mbajtur një sërë funksionesh politike, funksione të cilat i kam kryer me përgjegjshmëri dhe përkushtim.
Komandimi në postin e Kryetarit është një përgjegjësi akoma më e madhe, edhe pse e di shumë mirë që në këtë rrugëtim nuk jam vetëm.
Së bashku me demokratët e Dibrës kemi kaluar shumë sfida. Guximi dhe përkushtimi juaj me jep forcë dhe besim për të vazhduar përpara.
Dora e bashkëpunimit ngelet e shtrirë për çdo qytetar që do ti bashkohet uraganit të fitores së Partisë Demokratike si alternativa e vetme qeverisëse për të shpëtuar Dibrën dhe Shqipërinë.
Viti 2025 do jetë vite i ndryshimeve të mëdha.
Është radha e Partisë Demokratike !
Është radha jonë !✌️✌️✌️

