Mbasi kryetarja e Degës së PD Himarë, Afrovita Dhimojani u dorëhoq për tu futur në Primaret e kandidatëve për deputet, një tjetër zonjë është komanduar në drejtimin e degës.
Ajo është znj. Thëllëza Koroveshi, anëtare e Këshillit Bashkiak Himarë dhe aktiviste e PD-së.
Lajmin e bën me dije Afrovita Dhimojani si më poshtë:
Të dashur anëtarë/e të Partisë Demokratike Himarë,
Pas vendimmarrjes sime për t’u dorëhequr nga detyra e Kryetares së Partisë Demokratike Himarë, për të kërkuar mbështetjen tuaj me votë në garën e Primareve (me parimin një anëtar një votë), ju bëj me dije se:
Mbështetur në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, me Vendimim nr.17, datë 04.02.2025 të Sekretarit të Përgjithshëm z. Flamur Noka, drejtimi i degës Himarë deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, i është deleguar znj. Thëllëza Kokaveshi.
Unë i uroj shumë suksese në drejtimin e degës sonë, jam e bindur që do jetë një zë i fortë për demokratët dhe qytetarët e Himarës, siç e ka treguar me angazhimin e saj në dy fushatat për qeverisjen lokale dhe si Anëtare e Këshillit Bashkiak Himarë.
Suksese Thëllëza✌️✌️
Partia Demokratike Dega Himarë
Afrovita Dhimojani


