Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë informacion në lidhje me gjetjen pa shenja jete të dy vëllezërve të moshuar në fshatin Çorrush të Mallakastrës.
Policia njofton se viktimat janë identifikuar si Sabri Velaj, 90 vjeç dhe Novrus Velaj, 85 vjeç, të cilët jetonin të vetëm në banesën e tyre.
Në njoftimin zyrtar, Policia thekson se paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale, ndërsa raportohet se vdekja e dy vëllezërve të moshuar mund të ketë ardhur për shkak të asfiksisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.
Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

