NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    12 hours ago
    Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
    13 hours ago
    Diplomatët e BE reaguan kundër komentit të tij për Gonzaton, lideri demokrat, Sali Berisha nuk heq dorë: Nuk ka gjë në botë që më ndalon të denoncoj
    2 days ago
    Rama: Jemi afër BE-së! Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Rruga e paparashikueshme e Bitcoin-it drejt Rezervës Federale!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!
Kryesore
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
Kryesore Politikë
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
Të tjera
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Rruga e paparashikueshme e Bitcoin-it drejt Rezervës Federale!

Neutrale
Last updated: 2025/02/01 at 10:50 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Në 2019, Trump shkroi në Twitter : “Unë nuk jam adhurues i Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera, të cilat nuk janë para edhe vlera e të cilave është shumë e paqëndrueshme”.

Në vitin 2021, Trump i tha Fox Business se bitcoin “duket thjesht si një mashtrim. Unë dua që dollari të jetë monedha e botës.”

Ndërsa në 2024 nga Nashville ai premtoi : ” 50 milionë mbajtësve të kriptove , unë u them këtë: me votën tuaj, unë do ta mbaj Elizabeth Warren dhe budallenjtë e saj larg bitcoin-it tuaj”.

Ky kapërcim të kujton shprehjen e vjetër “që vetëm gomari nuk ndryshon mendje” . Por shëndrimi nga një mosbesues i bindur tek një mbështetës i vendosur nuk është i pamundur tek një politikan pragmatist për 50 milionë vota apo 180 milionë dollarë donacione nga industria e kriptomonedhave gjatë fushatës.

Dje, Presidenti Trump urdhëroi krijimin e një grupi pune “për asetet dixhitale”, i cili ndër të tjera, do të ketë detyrë të eksplorojë mundesinë e krijimin të rezervës të kriptomonedhave amerikane. Kjo e la disi të zhgënjyer industrinë e cila priste që njeriu që kishin ndihmuar të vinte në pushtet të fillonte menjëherë të grumbullonte një rezervë bitcoin, një koncept që është refuzuar gjerësisht deri tani në Amerikë edhe në Evropë.

Propozimi më konkret i rezervës në bitcoin që qarkullon në Uashington vjen nga Senatorja republikane pro-kriptove, Cynthia Lummis, e cila zotëron personalisht pesë bitcoin. Në korrik ajo prezantoi një projektligj, që Thesari të krijonte një program për të blerë 200,000 bitcoin në vit për pesë vjet, derisa stoku të arrijë në një milion të tilla .

Duke besuar se rritja e vlerës së Bitcoin do të vazhdojë, argumentohet se: duke mbajtur një rezervë bitcoin, për një afat të gjatë, SHBA mund të zvogëlojë deficitin e saj edhe të përgjysmojë borxhin në 20 vjet pa rritur taksat.

Por ndërkohë ekonomistët dhe investitorët nuk dakortësojnë nëse bitcoin eshtë një monedhë apo një aset pasi nuk i plotëson kriteret tipike të një monedhe dhe nuk ka asnjë fluks monetar për të mbështetur vlerësimin e saj për të qenë një aset ( si një aksion, obligacion ose pasuri e paluajtshme), ndaj edhe Kryetari I Rezervës Federale duket kategorik. Ai përjashton cdo mundësi që bitcoin te pranohet si mundësi investimi për rezervën federale .

Profesori i ekonomisë në Stern School of Business, NYU, Nouriel Roubini thotë se “pretendimi se bitcoin është ‘ari I ri dixhital’ po ushqen një flluskë të re ” duke theksuar me ironi “se as konferencat mbi kriptot nuk i pranojnë ato si pagesë për pjesëmarrje”.

Ndërsa Anëtari i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, Gabriel Makhlouf, i trajton kriptomonedhat me skepticizëm, duke e krahasuar këtë fenomen me maninë e tulipanëve të Holandës të shekullit të 17-të, e cila përfundoi në kolaps.
(Flucka e tulipanëve apo tulipmania është një prej shembujve klasik të flluskave apo skemave mashtruese në Hollandën e mesit të viteve 1600, kur spekulimet e çuan vlerën e zhardhokëve të tulipanëve në ekstrem. Në kulmin e flluckës në fjalë, farat më të rralla të tulipanëve tregtoheshin për gjashtëfishin e pagës mesatare vjetore të një personi).

Por pavarësisht se çfarë mendojnë investitorët profesionistë edhe ekonomistët kriptomonedhat duken një investim tërheqës për shumë njerëz për disa arsye.
E para ne jetojmë në një epokë ku perspektivat ekonomike janë në rënie. Njerëzit e kanë të veshtirë të sigurojne një punë të qëndrueshme me pagë të mirë në rritje. Kur mundësitë ekonomike bien, skemat e pasurimit të shpejtë bëhen veçanërisht tërheqëse. Së dyti besimi i investitorëve amatorë tek kriptomonedhat është në përputhje me besimet e fiksuara pas teknologjisë të epokës tonë . Na thuhet vazhdimisht se “zgjuarsia teknologjike po krijon një të ardhme më të ndritur , dhe nuk mund të mohohet se kriptomonedhat janë një mrekulli e inovacionit teknologjik .

Por sërisht asnjë nga këto arsye nuk mund ta ushqente besimin e madh tek kriptot pa krijuar burime te qëndrueshme të kërkesës për to. Për kriptovalutat në përgjithësi, dhe për Bitcoin në veçanti, kjo spirancë u vendos fort në botën kriminale. Në ditët e para, kërkesa për Bitcoin u rrit nga faqet e errëta të internetit si Silk Road, të cilat mundësonin të gjitha llojet e transaksioneve të paligjshme. Sipas disa vlerësimeve, deri më sot, aktivitetet kriminale përbëjnë pothuajse gjysmën e transaksioneve të Bitcoin . Krijimi I rezervës federale me një milion bitcoin mundëson një burim të ri kërkese që do të vazhdonte të ushqente besimin e investitorëve amatorë tek industria e kriptove duke rritur kërkesën edhe rrjedhimisht edhe cmimin.

Historia ekonomike na kujton se në shekullin e nëntëmbëdhjetë, bankat mashtruan duke mbushur rezervat e arit me gozhdë. Mbetet për tu parë nëse nga vallëzimi i ndërlikuar midis politikës dhe financave dixhitale, në shekullin e 21 rezervat e arit do të zëvendesohen me kriptot .

Por deri tani, në pritje për të siguruar mekanizmat e rritjes së kërkesës nga njeriu që mbeshtetën, industria e kriptove ka marrë të kundertën rritjen e ofertës . Trump lançoi memecoin-in e tij edhe të gruas, të quajtur $TRUMP edhe $MELANI, duke gllabëruar disa miliardë dollarë të tregut të kriptove .

E pra ne ketë përzierje të jashtëzakonshme të kapitalit politik, fuqisë financiare, kofliktit të interesit edhe emocioneve , rruga e bitcoin për në rezervën federale premton të jetë e paparashikueshme!

Neutrale February 1, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!
8 hours ago
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
12 hours ago
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
13 hours ago
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
13 hours ago
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
14 hours ago

Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!

Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet

Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!

Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?