NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    21 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Belind Këlliçi: PD do të depozitojë prova të reja në SPAK për korrupsionin 50 milionë euro të baxhanakut të Edi Ramës!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Belind Këlliçi: PD do të depozitojë prova të reja në SPAK për korrupsionin 50 milionë euro të baxhanakut të Edi Ramës!

Neutrale
Last updated: 2025/02/01 at 6:59 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Deklaratë e sotme për mediat:

Të nderuar qytetarë,

Pak ditë më parë, ish nr.2 i Qeverisë Rama dhe bashkëpunëtori më i afërt politik i kryeministrit për një dekadë, ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, tronditi opinionin publik me akuzat e rënda për organizatën kriminale, që drejton kreu i saj Edi Rama.

Nën thirrjen “ndiqni paranë” Ahmetaj drejtoi akuza të forta ndaj Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, duke folur për qindra milionë euro të grabitura në aferën e tunelit të Llogarasë, në institucionin e AKSH-it, në inceneratorin fantazmë të Tiranës, në konçensionet e shumta dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Ai dha deshmi fhe proba të qarta për të arritur në rrënjët e asaj që e cilësoi si sindikatë të vërtetë krimi, që ka shkaktuar dëm miliarda eurosh në kurriz të shqiptarëve.

E megjithatë, përballë fakteve tronditëse për 4 ditë me rradhë, mediat e vendit heshtën!

Shumica e gazetarëve investigativë, përfshi të majmurit me fonde nga ambasadat për projekte e programe në ndihmë të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, heshtën, ose bënë gjykatësin moral të denoncuesit pa hulumtuar asnjë akuzë.

Të vetmit që nuk heshtën, përkundrazi i hynë investigimit e kërkimit ishin opozitarët dhe rojtarët e interesit publik.

Emisioni investigativ PLUG, në Syri TV, në kohë rekord, mori në analizë një nga akuzat e rënda të Arben Ahmetajt direktt per familjen Rama.

Sipas ish zv. Kryeministrit, kompania ABS e shtetasit Gerond Meçe, është një ‘prestanome’ e baxhanakut të Edi Ramës, Armand Frangut, e cila ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera nga AKSH-i. Dhe për të justifikuar çmimet e tejfryra të këtyre tenderave korruptivë është hapur një tjetër kompani e quajtur AIBS.

Emisioni investigativ PLUG faktoi këtë akuzë, duke vërtetuar me dokumente se shtetasi Gerond Meçe, dikur ortak në biznes i baxhanakut të Edi Ramës, gjatë kohës së pushtetit të këtij të fundit ka përfituar plot 54 milionë euro tendera. Pjesë nga paratë publike të këtyre tenderave me vlera marramendëse, tashmë faktuar nga PLUG, kalojnë në kompaninë SIRMA të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit.

Një tjetër gjetje skandaloze nga kërkimi në kohë rekord i emisionit PLUG, ishte se Gerond Meçes, tenderat ia firmoste motra e gruas, drejtoreshë e sistemeve E-Gov në AKSH. E sikur të mos mjaftonte, në një akt skandaloz ajo jo vetem që firmoste tenderat, por bënte edhe mbikqyrjen e zbatimit të kontratës për kunatin e saj.

Përsa i përket kompanisë tjetër të Gerond Meçes, AIBS, në vetëm 48 orë, emisioni PLUG faktoi se ajo ishte krijuar enkas për të fryrë shpenzimet e kompanisë mëmë ABS.

Faktet flasin vetë: AIBS ka qarkulluar 9.5 milionë euro të marra nga kompania ABS dhe ka dalë me fitim plot 8,5 milionë euro, thënë ndryshe me një normë fitimi mbi 80%, rast mbase ky unikal në botë për normën e fitimit të një kompanie, që ka të njëjtët punonjës me kompaninë mëmë.

Një tjetër media, portali boldnews.al, kreu një investigim nisur nga akuzat e Arben Ahmetajt dhe arriti të faktonte lidhjen midis Armand Frangut, baxhanakut të Kryeministrit dhe Gerond Meçes në procedurat tenderuese të AKSH-it.

Sipas këtij investigimi, AKSH-i shpallte termat e referencës së tenderit, ndërsa Armand Frangu me kompaninë e tij B360 ankimonte këto terma në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Ky ankimim më pas pranohej nga KPP, por çuditërisht Armand Frangu nuk hynte në garë, por hynin kompanitë tjera si FIRST, ABS, ITE, etj.

Për të gjitha këto gjetje dhe për të tjera që po mblidhen nga Grupi i Ekspertëve pranë PD-së, do të depozitohet një kallëzim penal i plotë pranë SPAK-ut. Meqë ky institucion ka plot 5 vite që nuk gjen dot atë çka gazetarët kurajozë dhe profesionistë gjetën në më pak se 72 orë, le të shërbejë ky kallëzim si ndihmë solidare nga media e lirë dhe opozita për “heronjtë” e fëmijëve tanë.

Të nderuar qytetarë,

Siç po e fakton koha, drejtësia e SOROS-it nuk ka si qëllim luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit galopant, kundër mungesës së ilaçeve në Onkologjik, kundër vjedhjes së bukës së gojës për dhjetra mijra pensionistë të cilët përjetojnë ferrin duke mos blerë dot as ilaçet, teksa Edi Rama i qesëndis nga Parku i Edenit, parajsa e tij kryeministrore, duke rrëkëllyer verë 33,000 euroshe.

Por për drejtësinë e re, siç po provohet dita-ditës, qëllimi është taksur qysh në krye: lufta kundër opozitës dhe mbajtja në pushtet e kësaj organizate kriminale drejtuar nga Edi Rama dhe oborrtarët e tij, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, e plot rilindas, G99ça, apo sorosistë të tjerë.

Partia Demokratike e Shqipërisë, e ka mision ekzistencial betejën për rikthimin e drejtësisë së munguar, si shpagim për kurrizin e dërrmuar të shqiptarëve, për denigrimin dhe shpopullimin e Shqipërisë sonë.

Premtimi kryesor i një beteje që do ta çojmë deri në fund është, se kjo organizatë kriminale, e cila formalisht quhet “Rilindje”, do të vihet para drejtësisë dhe se çdo shqiptar, i ri a i moshuar, do të mund të jetojë më dinjitet e nder në këtë vend të bekuar.

Për këtë arsye sublime, ftojmë çdo shqiptar të lirë të këtij vendi, me çfarëdo bindje politike, t’i bashkohet protestës së opozitës dhe Partisë Demokratike, më datë 8 shkurt, ora 17:00, përballë Kryeministrisë, kësaj godine në të cilën Edi Rama ngre dolli me eksponentë të krimit të organizuar me Romanee Conti.

Një tekë autokrati, që kushton sa 200 pensione mujore të njerëzve që ky narkokryeministër u ka vjedhur mundin e nëpërkëmbur dinjitetin.

Ndaj të dashur shqiptarë,

O sot, o kurrë.

Ju faleminderit!

Neutrale February 1, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
21 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
22 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?