Kryepeshkopi, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë ditën e sotme (e shtunë) në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana para disa ditësh
Kryepeshkopi i Shqipërisë, ndodhej i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.
Janullatos ndërroi jetë në orën 7:30′.
Ai ishte 96 vjeç.
Kryepeshkopi u shtrua në një spital të Tiranës më 30 dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek.
Mediat bëjnë me dije se Hirësia e Tij Janullatos do të prehet në Shqipëri, në vendin ku shërbeu për tre dekada.
Ngushëllime!