Nga ing. Ajet Ramçaj
Kryetari i Grupimit “Dhjetor 90”
Je pro apo kundër primareve nuk ja vlen të harxhohet energji ma për këtë.
Ato tashmë janë vendosur.
Tashmë duhet të mendojmë e përpiqemi ti bëjmë ato sa më serioze e të vërtëta,sa ma pak të ngjashme me ato të kohës Lulit,po edhe tjerat të zhvilluara në PD.
Duhet të përmirsojmë kandidimin,të përmirsojmë votimin,të përmirësojmë numërimin.
Primaret ku 1 në 10 antarë partie pretendon mu ba kandidat për deputet dhe krijimi i një ushtrie të tillë prej 4 mijë e sa vetësh si në 2021 asht jo vetëm qesharak po dhe i neveritshëm.
Të aplikosh sa për tu tundur në sitën e KOKOE si fillim,ndërsa e di që do ngelesh sipër rrjetës është një veprim sa për të thënë shënomëni dhe mua.
Edhe shumë nga ata që kalojnë sitën ligjore për kandidatë e tentojnë të depërtojnë filtrin e antarësisë e dinë që kanë vetëm noshta votën e vet.
Numërimi duhet të jetë i vërtetë në primare nga komisioni dhe jo të ndodhë si herë tjera ku me zë e figurë janë kapur duke rrumbullakosur vota sikur ato të jenë numra me presje dhjetore.
I ftoj ata që kandidojnë,ata që seleksionojnë,ata që votojnë si dhe ata që numërojnë të jenë seriozë me veten së pari në këtë proces.
Elektorati do na shohë e vlerësoj në këtë fazë para elektorale.
Unë do jem thjeshtë një votues,megjithëse do doja të isha edhe një numërues i saktë e i vërtetë.
Sa i përket mbështetjes dhe lobimit tim në primare ajo do shkojë në çdo qark në mbështetje të antarëve të Grupimit Dhjetor 90 që kandidojnë dhe ku nuk ka të tillë në favor të Qëndrestarëve të përhershëm.