NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    23 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Raporti publik i Maturës 2024/ Lili Sula: Manastirliu nuk mashtron dot më me statistika inekzistente të prodhuara vetëm për fushatë elektorale
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Raporti publik i Maturës 2024/ Lili Sula: Manastirliu nuk mashtron dot më me statistika inekzistente të prodhuara vetëm për fushatë elektorale

Neutrale
Last updated: 2025/01/22 at 2:26 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit, Lili Sula.

Ministria e Arsimit njoftoi shpalljen e raportit publik të Maturës 2024, por pa e bërë publik këtë raport, ashtu siç e kërkon ligji, në faqet zyrtare arsimi.gov.al, as ne qsha.gov.al. Mungesa e transparencës për publikun i bën të pabesueshme të dhënat mbi testet e Maturës 2024.
Për dy vite rresht numri i maturantëve konsiderohet statistikisht i njëjtë, gjë e pamundur, pasi sipas të gjitha raporteve nga viti në vit ka patur ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve. Nota mesatare për lëndën matematikës, sipas ministres ka pësuar një rritje nga 6.72 në vitin 2023 në 7.79 në vitin 2024 , rritje galopante që vetëm ministria e arsimit mund ta interpretojë, pasi nota mesatare mund të ndryshojë në shumën presje dhjetore (të dhjetat, të qindta).
1. Ministria Manastirliu mashtroi maturantët e vitit 2024 që, kanë filluar vitin e parë gjimnaz në 2021, vit në të cilin kanë mbaruar klasën e 9-të. Nga rezultatet e PISA 2022, Matematika ka shënuar rënie drastike për periudhën 2018-2022, me 69 pikë – rënien më të fortë nga të gjithë vendet pjesëmarrëse në testim. Nuk ka asnjë mundësi që këta nxënës, me arritjet më të ulëta në klasë të 9-të, të bëhen maturantët me rezultate më të larta.
2. Nuk ka asnjë publikim nga ministria e Arsimit dhe Sportit apo nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për treguesit e testit në tërësi dhe për çdo pyetje. Është e domosdoshme të publikohet përmbajtja e testit, indeksi i vështirësisë, vlefshmërisë të secilës pyetje dhe testit indeksi i diskriminimit etj. të shprehura në %.
3. Në raport thuhet se ka rritje të ndjeshme të kalueshmërisë, ndërkohë nuk jepet asnjë informacion se cili ka qenë kufiri i pikëve dhe si është vendosur. Theksojmë se, nga vitet 2013-2020 me urdhër të Ministrisë, ky kufi ishte i paracaktuar 20% dhe në raportet ndërkombëtare është kritikuar disa herë pikërisht kjo mënyrë e përcaktimit të kufirit të pikëve.
4. Maturantët e vitit 2024 po ndjekin studimet universitare në vit të parë për këtë vit akademik. Në programet e studimit ku zhvillohet lënda e Matematikës, rezultatet e tyre janë mjaft të ulëta dhe kjo vërteton edhe një herë se të dhënat e raportit nuk janë ato që shpreh ministrja Manastirliu, por janë ato që kanë publikuar organizatat ndërkombëtare.
– Ministrja Manastirliu nuk mashtron dot më qytetarët me statistika inekzistente të prodhuara vetëm për fushatë elektorale, sepse maturantët dhe shqiptarët nuk e harrojnë që të gjitha testet e Maturës 2024 dolën në minutat e para të provimit, duke përmbysur procesin e testimit dhe të vlerësimit të tyre, si dhe duke hedhur poshtë mundin dhe djersën e 3 viteve të shkollimit të nxënësve më të mirë.
Partia Demokratike në programin e saj zotohet të mbështesë financiarisht me 5% të PBB arsimin, sistemin prioritar të qeverisë së pas 11 majit, dhe ta nxjerrë nga kolapsi i thellë, të përmirësojë rezultatet e aftësive të nxënësve në testimin PISA, të sigurojë infrastrukturë digjitale, të kthejë dinjitetin mësuesit dhe ta shndërrojë shkollën nga qendër pasigurie e droge në vatër edukimi e formimi europian.

Neutrale January 22, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
23 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
24 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?