Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një kompleks banimi në zonën e njohur si Komuna e Parisit, në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë në paketën elektrike të një zyre që ndodhej në kompleks.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese.”– njofton policia.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë morrën pjesë në evakuimin e banorëve.
Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

