Është Xhelal Mziu, deputeti i qarkut Dibër që nëpërmjet rrjeteve sociale njofton si më poshtë:
➡️ Kjo pamje, si fytyra e rilindjes!
➡️ Zona e njohur si Qafë Dushk, në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit, është kthyer në venddepozitim të mbeturinave.
➡️ Pushteti vendor në Klos flenë gjumë, mbledh taksën e pastrimit, por nuk e pastron teritorin.
➡️ Prej disa vitesh kjo zonë është e tejmbushur me mbetje nga më të ndryshmet, mbetje plastike, gomave të automjeteve apo orendive shtëpiake, problem mbetet hedhja e produkteve të konsumit që kanë skaduar apo janë kalbur.



