Kush doli garant për këto zyra “rilindase” mijëra euro qira mujore, në pallatin e selive diplomatike në Selanik
Kjo është zyra e agjitropëve “rilindas” në pallatin e konsullatës Shqiptare, Maqedonase dhe Amerikane në Selanik. lagjja më e shtrenjtë dhe më e sigurtë në Selanik .
E pse jo brënda ambienteve të konsullatës !?
Milionat për zyrat me qira të agjitropëve “rilindas” disa mijra euro nga xhepat e shpuar të shqiptarëve dalin …
Në kohën kur konsullata Shqiptare në Selanik, me këmbënguljen e konsullit Thoma Nini, dhe ambasadorit shqiptar në Athinë Z.Vili Minarolli, gjithmonë me ndimën e madhe të prefektit të Makedonia Thrakis Z. Panajotis Psomiadhis, konsullata shqiptare u shpërngul nga lagjia e shtëpive publike (ishte vetëm10 metro larg tyre) drejt pallatit ku ishte dhe është Konsullata e përgjithëshme Amerikane, (në qëndër të Selanikut) dhe pati shumë probleme me marrjen e atij ambjenti për seli diplomatike.