Kryeministri Edi Rama paralajmëron një tjetër program mbështetës për agroturizmin.
Rama: Do të japim mbështetje financiare, e kombinuar kredi e butë me grant! Paketa e maleve është për ata që kthehen dhe ndërtojnë nëpër male
Kreu i qeverisë, Edi Rama njoftoi në podcastin e sotëm një tjetër program mbështetës për agroturizmin.
“Kemi një program të ri që do e shpallim së shpejti. Do të japim mbështetje financiare, e kombinuar kredi e butë me grant” tha Rama gjatë podcastit të sotëm ku kishte ftuar Sofokli dhe Dhurata Daupaj nga Tragjasi i vjetër, Orikum, Vlorë pronarë të një agroturizmi.
Teksa tregohej historia e djalit të familjes që punon marangoz në Gjermani.
Rama nxit shqiparët që jetojnë e punojnë në shtete të huaja të kthehen në Shqipëri për një jetesë më të mirë.