Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare një nga legjendat e futbollit shqiptar, Sabah Bizi .
Bizi një mjeshtër i madh i sportit dhe “Nderi i Kombit” ka lënë pas një karrierë të shquar në futboll, si me Vllazninë ashtu edhe me Kombëtaren.
KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër në nderim të ish-futbollistit të madh do të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit ‘Loro Boriçi’ nesër (e premte) nga ora 10:00 deri në orën 15:00.