Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai mëngjesin e sotëm është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Teksa futet në ambientet e SPAK, Isai u pyet nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK.
Kryebashkiaku u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.
Kujtojmë se kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët për një kallëzim për një tender rruge.

