NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    1 day ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    2 days ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    4 days ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Osman Stafa/ Letër një miku: Ja pse nuk shkëputem nga PD-ja…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Politikë
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
Të tjera
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
Të tjera
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
Të tjera
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Osman Stafa/ Letër një miku: Ja pse nuk shkëputem nga PD-ja…

Neutrale
Last updated: 2025/01/14 at 2:54 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Po kjo është e vërtetë mik !
Se në strukturat drejtuese të
Partisë Demokratike ka dhe ka patur mungesë të analizes, të kritikës, të frymës së debatit, pse jo dhe linçim
sipas përcaktimit të disave ndaj zërave kritik dhe individëve apo grupeve shoqërore.
Siç ka patur vlerësim dhe mirënjohje. Asgjë nuk është vetëm e zezë mik !! Kjo dukuri apo fenomen duhet të analizohet pse vjen, pse vazhdon të jetë dominues dhe prezent akoma në jetën politike të PD-së … !? Fenomen prezent në çdo shoqeri.
A mjafton thjesht ta etiketojmë problemin dhe fenomenin !? A është zgjidhje largimi apo tërheqja nga vet zëri/at kundër !? Që në PD ka dhe ka patur probleme kjo është mëse e vërtetë.
Këtë të vërtetë e tregon realiteti yne politik.
Miku im, ti e di mirë se kur isha kryetar i PD-s dega Durrës ndërrimi i parë i bravës së derës së kryetarit të PD-s ka ndodhur në Durrës. Arsyet dihen publikisht dhe s’dua t’i rikthehem.
Unë isha shqetësim me denoncimet publike dhe referimit në prokurori ndaj Ramës, Tahirit, Metës dhe ish kryebashkiakut Dakos. Unë u ktheva në shqetësim dhe për elitën drejtuese të PD-s në Tiranë. Pse jo, ju cënova interesat me Dakon. Ky ishte dhe është shkaku.
Jo aspak rezultatet.
Këtë e vërtetojnë votimet nga 2015 deri më sot, jo që nuk i janë përafruar, por përkundrazi … !!! Ai akt banditesk i realizuar nga përfaqësues të lartë të PD-s në Durres dhe Tiranë nuk më bëri që të largohem nga shtëpia ime.
Jam i qartë se ka qenë një nga qëndrimet më të vështira, por më i qarti dhe më i drejti që kam marrë deri më sot.
Sot e ndjej se jam nga më të vlersuarit nga qytetarët dhe demokratët, mik. Unë nuk u largova nga PD sepse në PD nuk jam as për Sali Berishën dhe as për Lulzim Bashën.
Për ty dhe shumë miq demokrat që kemi dhe ndajmë të njëjtën bindje, dhimbje dhe shqetësim, të them miqësisht se nuk është zgjidhje largimi, as zemërimi, as heshtja dhe kurrsesi të kënaqemi kur Sali Berishën e arrestojnë apo e qëllojnë. Sali Berisha, e duam apo s’e duam, është pjesë e historisë së PD-së, e pluralizmit dhe demokracisë shqiptare.
Kam patur kurajon t’i them publikisht, se nuk e mendoja kurrë në vitin 1990-të, se në vitin 2025 të ishte përsëri ai kryetar i PD-së.
Për këtë realitet sa do përgjegjësi t’i ngarkojmë Zotit Berisha, unë sot jam i bindur se nuk është ai fajtor apo përgjegjësi i vetëm.
Sali Berisha në rrugëtimin e tij politik, jo pak herë është larguar me dorëheqje dhe jo pasojë e votës.
Në këtë rrugëtim, ne kemi parë se shumë e kanë ëndërruar dhe kanë guxuar të jenë kryetar dhe pretendent për kryetar të PD-së dhe nuk kanë patur sukses dhe kanë dështuar.
Së pari, kjo vjen sepse Partia Demokratike është një peshë e rëndë që peshon përtej një egoje dhe dëshire.
Së dyti, lider nuk të bën karrikja e kryetarit.
Lider të bëjnë cilësitë e sprovuara në betejat politike. Kjo situatë vjen dhe si pasojë e nivelit të shoqërisë shqiptare. Nga mungesa e kulturës, pjekurisë dhe kurajos për të guxuar dhe shembur mure. Ka dhe një të vërtetë tjetër mik, se ne jemi shoqëri ballkanase, ku shquhemi se dashurohemi me mitet.
T’i rikthemi thelbit dhe aktualitetit. Nga PD-ja vetëm vitet e fundit kanë lindur më shumë se dhjetra parti “bija” …ose veshula kopil i quajnë fermerët rrushin e vonë.
Këta deputetë apo ish-deputetë liste, mik, sa kanë qenë brenda shtëpisë së madhe PD, nuk linin radhë për modele si ti dhe qindra demokrat të tjerë sepse ishin pranë kryetarit në zyre dhe në kafene.
Si në kohen e Saliut 1: 2 : 3 deri më sot, ashtu dhe në kohen e zotit Basha. Ka një të vërtetë se dhe të dy zotërinjtë, kush më shumë dhe kush më pak i “dashurojnë” lëpirsat. Arsyeja enigme pse këta largohen(lëpirsat) dhe pse nuk kanë sukses është sepse ata nuk largohen në emër të parimeve or mik.
Arsyeja e dytë pse nuk kanë sukses është se janë mëkatar ndaj votuesve demokrat dhe ata në kohë me shi dinë vetëm të ikin, or mik .
E fundit është se paraja të mbush xhepin, por nuk të jep vlerat. Ka një proverb indjan mik: Macja në ëndërr ndjehet si luan, kur zgjohet fillon dhe gjuan për minjë.
Koha tregoi se Saliu mundet të ndikoj të bëjë kryetar partie apo deputet, por kurrsesi të të bëjë lider.
Ka një të vërtetë, se nga viti 2021 deri më sot, Sali Berisha ka bërë një betejë përtej çdo ëndrre luani … koha i dha të drejtë.
S’e di si është e vërteta. Të vërtetën e di vetëm Zoti.
Ai u përball me kundërshtarë, armiq dhe miq ku kishin ngrënë darkë në sofrën e tij. Ai ja doli në këtë betejë. Përballë është një luftë.
Jo vetëm e Sali Berishës.
Ajo është një luftë e të gjithëve ne.
Partia Demokratike nuk është pronë e askujt.
Por lidershipi duhet vlersuar dhe respektuar. Kompromisi dhe toleranca jonë në këtë sfidë duhet të jetë përtej një zemërimi apo inati.
Ai duhet të kaloj dyert e blinduara, gazin helmues dhe forcën per t’i hapur ato. Kompromisi ynë duhet të jetë për pluralizmin.
Për demokracinë dhe Shqipërinë.
Të shajmë Saliun, kur prej 12 vjetesh na vjedh, grabit, dhunon dhe na largon nga Shqipëria sekti i rilindjes nuk ka as kuptim dhe as vlerë. Partia Demokratike është një shtepia e madhe lirie.
Ajo është pronë e mendjeve të lira, e guximtarve, e atyre që besojnë në Zot, në familje, në pronë dhe komb.
Saliu, Luli, Shehu dhe Selami etj janë kalimtar… Gjurmët në historinë tonë të përbashkët i përcaktojnë vlerat dhe kontributet që ata kanë lënë dhe do lënë në këtë rrugëtim politik.
Në mbyllje mik, se u tejzgjata, të them se askush, as na largon, as na linçion nga shtëpia jonë.
Nëse ne bëhemi shumë, bëhemi bashkë, largojme dhe sektin e rilindjes, por qartësojmë të sotmen dhe të nesërmen e PD-së, mik.
Të përshëndes mik!

Neutrale January 14, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
1 day ago
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
2 days ago
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
2 days ago
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
2 days ago
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
2 days ago

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)

Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !

Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?