Themelimi i PD në qytetin e Lezhës një ditë çlirimi për shumicën e Lezhjanëve…
Në kujtesën time kanë mbetur të pashlyeshme tre momente të zhvilluar në muajt e parë të 1991 për të cilat ndihem fatlum që i përjetova.
Së pari mitungu i parë i PD tek obelisku i Skënderbeut.
Eshtë folur dhe shkruar shumë për këtë moment historik,por në memorien time është fiksuar casti kur një grup nostalgjikësh të xhindosur dolën nga Komiteti i Partisë dhe u përleshën me Azem Hajdarin dhe grupin e mundësve të Beslidhjes që siguronin mbarëvajtjen e mitingut.
Këta fatkeq që vepronin kundër rrymës në fillim vitin e 1991, ngjajnë shumë me patronazhistët e sotëm që duan me çdo mënyrë të mbrojnë një pushtet të rrënuar tashmë.
Kujtoj pastaj që një grup çunash të rinj lezhjanë kanë mbajtur në ajêr Azem Hajdarin nga Memoriali deri tek kryqëzimi i bankës.
Më ka mbetur në mendje njê djalë nga Shënkolli, Viktor Syku, që e kishte marrë në krahë Azemin.
Momenti i dytë që kujtoj është kur një grup studentësh nga Universitetet e Tiranës erdhën për të shpërndarë Programin Minimal të PD në Lezhë.
Kishte shumë skepticizëm madje edhe armiqësi ndaj nesh,që kishim dalë kundër Partisë sē Punës.
Momenti i tretë ishte mesha e zhvilluar tek Varrezat e Ishull-Lezhës ku së bashku me miqtë e mi Agron Elezi dhe Ben Nika dëgjonim.për herë të parë meshën e shentjë katolike, pavarësisht se i përkisnim besimeve të ndryshme fetare.
Krijimi i PD ishte një moment shprese për shqiptarët dhe sot e kësaj dite pavarsisht të gjitha peripecive vazhdon të jetë shpresa e vetme për ndryshim.



