Kujdes në rrugën e Unazës së Re, me drejtim Sheshi Shqiponja – Paskuqan, te ura e parë mbi Lumin e Tiranës, përveç se mund t’ju dëmtohet makina apo t’ju çahen gomat nga çarjet dhe gropat, por mund t’ju rrezikohet edhe jeta pasi pa e kuptuar, në ngjitje ura ka tendencë për shpejtësi të mjetit, dhe në zbritje të saj ka një çarje apo punim jo të mirë e kur përpiqesh të frenosh menjëherë, makina mund të dali nga kontrolli!!!

