Nga Muharrem Lala
Në Bashkinë Kamëz…
U ndërtuan TË REJA 20 shkolla dhe kopshte fëmijësh 2010-2015 kur drejtohej nga Xhelal Mziu i Partisë Demokratike.
U shembën pothuaj të gjitha në 2019-2024 kur drejtohet nga Rakip Suli, ‘’Rilindja’’ socialiste
-Gjimnazi “Ibrahim Rugova”u ndërtua në vitin 2010 me një investim prej 180 milionë lekësh, financuar në kuadër të projektit “Cilësi dhe barazi në arsim,” me mbështetjen e Bankës Botërore.
-Ndërtesa përmbushte standardet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë laboratorë modernë, mjedise sportive dhe 36 klasa për 1500 nxënës.
-Brenda më pak se 10 vitesh nga ndërtimi, godina u shemb, pa asnje shkak, thjesht për qëllime abuzive.
Prishja e shkollave në Kamez nuk ka asnjë lidhje me dëmtimin nga tërmeti sepse jemi dëshmitarë që mbas tërmetit në këto shkolla është zhvilluar mësimi normalisht me afër një deri dy vjet më pas.
-Rikonstruksioni u realizua me një kosto dy deri në trefishin e ndërtimit origjinal, por cilësia e punimeve të kryera shumë e dobët.
-Bashkia Kamëz, nën drejtimin e kryetarit Rakip Suli është akuzuar nga Partia Demokratike për keqmenaxhim dhe përdorim korruptiv të fondeve publike.
-Lajmi për zjarrin sot u raportua nga disa media, përfshirë JOQ dhe burime të tjera duke nxjerrë në pah neglizhencën dhe keqmenaxhimin e vazhdueshëm nga Bashkia.
-Zjarri në shkollë nisi në kabinën e energjisë elektrike, duke përhapur tym të dendur dhe shkaktoi panik te nxënësit, prindërit dhe banorët e zonës.
-Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por mësimi u pezullua për ditën.
-Akuzat përfshijnë prishjen e ndërtesës për qëllime korruptive dhe kryerjen e një rikonstruksioni të dobët që rrezikoi sigurinë e nxënësve.
-PD ka kërkuar gjithnjë që SPAK të nisë hetime per prishjen e të gjitha godinave të reja të ndërtuara në vitet 2010-2014 dhe të mbajë përgjegjësit para ligjit për keqpërdorimin e fondeve dhe dështimet në menaxhimin e projektit.
-Ngjarja vë në dukje neglizhencën e Bashkisë Kamëz në mbikëqyrjen dhe garantimin e cilësisë së punimeve publike, duke dëmtuar sigurinë e nxënësve.
-Rastet e ngjashme me shkolla të tjera në Kamëz flasin per një model sistematik të abuzimeve, i cili kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse.
– Ngjarje të tilla ngrenë shqetësime serioze lidhur me sigurinë dhe kushtet e mësimit në institucionet tona arsimore.
-Siguria në shkolla është thelbësore për mirëqenien e nxënësve dhe stafit.Është e domosdoshme që autoritetet përkatëse të kryejnë inspektime të rregullta dhe të zbatojnë masat e nevojshme për të parandaluar incidente të tilla.Kjo përfshin instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të alarmit kundër zjarrit,trajnimin e personelit për situata emergjente etj.
Mjediset e pasigurta ndikojnë negativisht në përqendrimin dhe performancën e nxënësve dhe stafin në të gjitha institucionet arsimore.
Përveç sigurisë,kushtet e mësimit luajnë një rol kyç në cilësinë e arsimit.
Ligji për pushtetin vendor ngarkon Bashkinë Kamëz për mirëmbajtjen dhe sigurinë në shkolla.

