Në përgjithësi njerëzit mendojnë se duhet të shkojnë tek mjeku vetëm kur kanë një gjendje të rëndë.
Megjithatë, ka disa arsye të tjera kur duhet vlerësuar vizita tek një mjek përpara se problemet të mos rëndohen e gjërat të jenë më të vështira për tu trajtuar.
Të shkosh tek mjeku më herët sesa më vonë shpesh mund t’ju shpëtojë nga shumë vuajtje, nëse mjeku juaj zbulon diçka serioze.
Më poshtë do të gjeni 10 situatat më të zakonshme që orientojnë se keni nevojë për një mjek.
1- Keni pësuar goditje në kokë.
Goditja e kokës, në dukje e vogël mund të fshehë dëmtime të rënda të trurit.
Shumica e tronditjeve të trurit nuk janë kërcënuese për jetën, por mund të jenë të rrezikshme kur nuk trajtohen.
2- Keni temperatura të lartë.
Temperatura e lartë ose ajo që zgjat për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e diçkaje serioze. Nëse temperatura juaj është më e lartë se 38.5 ⁰C ose zgjat më shumë se 3 ditë, vizitohuni tek mjeku juaj.
3- Keni kollë për mbi 2 javë.
Nëse keni një kollë që nuk po të largohet, mund të jetë një shenjë e një problemi serioz.
4- Keni humbje të papritur në peshë
Nëse nuk jeni përpjekur të humbni peshë dhe keni humbur 5-10% të peshës trupore gjatë 6 muajve, shkoni te mjeku. Kjo mund të jetë një shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze që duhet diagnostikuar.
5- Keni dhimbje të forta
Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse keni dhimbje të forta në gjoks, bark ose zonën e legenit. Dhimbja e fortë në ato zona mund të tregojë një problem me një nga organet tuaja të brendshme. Për shembull, dhimbja e gjoksit mund të tregojë një atak në zemër, dhe dhimbja e poshtme e barkut mund të jetë një shenjë e apendesitit.
6- Keni çrregullime humori që zgjasin.
Ndryshimet jonormale të humorit, stresi, nervozizmi, konfuzioni mund të jenë një shenjë e një gjendjeje të shëndetit mendor ose një efekt anësor i një ilaçi. Për shembull, nervozizmi mund të jetë një shenjë e depresionit ose një çrregullimi i gjumit. Mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i medikamenteve si steroidet.
7- Keni diarre të rëndë
Shumica e rasteve të diarresë kalojnë vetvetiu shpejt. Megjithatë, duhet të shkoni tek mjeku nëse:
Keni 10 ose më shumë jashtëqitje në 1 ditë.
Diarreja juaj nuk po përmirësohet pas 2 ditësh.
8- Keni vështirësi në frymëmarrje
Është normale të ndiheni të gulçuar për disa minuta pas një aktiviteti fizik të rëndë ose në ndonjë situatë ankthi.
Por marrja e frymës në raste të tjera është një shenjë që ju orienton për kujdes mjekësor.
9- Jeni duke përjetuar efekte anësore të padëshiruara të një ilaçi që po përdorni.
Shumica e medikamenteve kanë efekte anësore. Disa nga këto efekte anësore janë të vogla dhe mund të tolerohen. Megjithatë, në disa raste, efektet anësore mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe mund të ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.
Për të zvogëluar rrezikun e efekteve anësore, gjithmonë merrni medikamentet tuaja sipas udhëzimeve. Sigurohuni që t’i tregoni mjekut tuaj për të gjitha medikamentet dhe suplementet e tjera që po merrni për të zvogëluar rreziqet e ndërveprimeve.
10. Ju vuani simptoma të reja pas një procedure ose operacioni.
Ethe, ënjtje ose skuqje rreth prerjes ose prania e qelbit pas operacionit mund të jenë shenja që orientojnë se diçka nuk është në rregull. Nëse pas operacionit keni ndonjë simptomë që ju duket e pazakontë ose e papritur në bazë të asaj që keni diskutuar me mjekun tuaj, kërkoni një takim me të.
Kujdesuni për veten.
Dr. Ilir Allkja

