NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 day ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sa është normale një kamera në apartamentin tuaj, po aq normal është edhe ” Vëllai i Madh”.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sa është normale një kamera në apartamentin tuaj, po aq normal është edhe ” Vëllai i Madh”.

Neutrale
Last updated: 2025/01/04 at 10:19 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Nuk do të prek historikun e formatit të
” Vëllait të madh” dhe nuk do të trajtoj librin nga i cili u frymëzua. Do të përpiqem ta shpreh mendimin tim për këtë format duke u bazuar tek situatat e jetës së përditshme, të cilat janë të prekshme për çdo lexues.

Secili prej nesh ka banesën përkatëse ose e thënë ndryshe zgjohet, ha, pi dhe fle brenda një hapësire të caktuar.
Pranë banesës ku jetojmë, kemi edhe fqinjët me të cilët përshëndetemi herë pas here.

Imagjinoni për një çast sikur në apartamentin ku jetoni të instalohej një kamera në çdo cep dhe ju të ishit të filmuar 24 orë mbi 24 dhe filmimet të shfaqeshin te televizorët e fqinjëve të të gjithë shkallës.

E thënë shkurt 10 familje ju shohin çdo ditë teksa ngriheni në mëngjes, pini kafen, lani dhëmbët, dilni nga dushi, visheni, hani mëngjes, debatoni me fëmijën tuaj se u bë vonë pët shkollë, ziheni me bashkëshortin tuaj se ka harruar si gjithnjë të mbushë gazin që keni dy ditë që ia keni thënë.

Imagjinoni të filmoheni teksa ktheheni në shtëpi nga një ditë e rënduar, të përplasni çantën në tokë, të uleni në divan dhe të shkreheni në lot sepse shumë gjëra kanë shkuar për dreq.

Imagjinoni pēr një çast që bashkëshorti juaj hyn në shtëpi dhe ju pyet se çfarë keni dhe të gjithë inatin e mbledhur gjatë ditës ia shfryni padrejtësisht atij dhe lind një debat krejt i kotë, ku ju vendosni të mbylleni në dhomē.

Në dhomë është ende kamera që ju filmon dhe janë 10 familje që ndjekin kyçjen tuaj në dhomë.

Imagjinoni që për një çast qetësoheni dhe e kuptoni se shfrytë kot ndaj bashkëshortit dhe vendosni të dilni nga dhoma.

Dilni nga dhoma dhe vendosni ta përqafoni dhe vijoni procesin në dhomën e gjumit. Imagjinoni që gjatë kētij procesi keni një kamera që filmon çdo prekje apo puthje tuajën dhe 10 familje që ju shohin.

Imagjinoni sikur në fund të javës 10 familjet e fqinjëve mblidhen dhe diskutojnë filmimet e jetës suaj. Nga këshilli i fqinjëve përzgjidhen dy fqinj që janë analistë dhe diskutojnë;

Çastin kur i bërtitët bashkëshortit tuaj, çastin kur i bërtitët fëmijës suaj, çastin kur u mbyllët vetëm në dhomë e së fundmi çastin kur bëtë dashuri me burrin tuaj.

Sa normale do të ishte kjo për jetën e secilit prej nesh?!
Sa prej nesh do të pranonin një kamera në shtëpi?!

Askush prej nesh nuk do e pranonte dhe me të drejtë, pasi secili prej nesh ka jetën brenda shtëpisë dhe jetën jashtë shtëpisë.
Jeta brenda një shtëpie është private dhe jeta jashtë një shtëpie është publike.

Kamera në apartament e ekzekuton konceptin e jetës private dhe e shndërron gjithçka në jetë publike.

I gjithë ky proces e bën një njeri të mos ketë asgjë për vete, të mos ketë intimitetin e tij, distancën e tij të shëndetshme me botën. Gjendet i zhveshur lakuriq para një opinioni që gjykon gjithçka të tijēn.

Ky është ” Big Brother” ose ” Vëllai i madh”.

Ndonëse në ” Top Channel” ky format serviret si mundësi e artë për çdo individ, nuk është gjë tjetër veçse një shkulje e përdhunshme e perdeve që ndajnë jetën private nga ajo publike për të cilën Kundera do të shprehej mjeshtërisht;

” Jeta private dhe publike janë dy botë të ndryshme në thelb. Respektimi i këtij ndryshimi është kushti që njeriu mund të jetojë si njeri i lirë; që perdja e cila ndan këto dy botë, është e paprekshme dhe shkulësit e perdeve janë kriminelë.
Kam thënë së përhapja e intimitetit të tjetrit, sa po bëhet zakon dhe rregull, na fut në një epokë, basti më i madh i së cilës, është mbijetesa ose zhdukja e individit.”

Post Scriptum- ” Vëllai i madh” është thjesht një eksperiment televiziv, ku jeta e personazheve fillon me pjesën e parë të emisionit dhe mbaron me pjesën e fundit të tij. Gjatë këtij procesi do të jetë ekzekutuar dimensioni privat i individit dhe si rrjedhim edhe figura e këtij të fundit.

Elona Caslli

Neutrale January 4, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
1 day ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
1 day ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?