5000 lekë të vjetra për këdo që do të bëjë vajtje-ardhje në Tiranë! Dhe të mendosh se vetëm Veriu i ka autostradat me pagesë sepse Jugu mbetet i privilegjuari i Ramës duke e përjashtuar nga pagesat e autostradave që ndërton.
Veriorët, tashmë duhet të maten mirë përpara se të vendosin të shkojnë në Tiranë. Diskrimini që kryeministri i bën Veriut është i dukshëm si drita e diellit.
Edi Rama dhe ushtarët e Tij rilindas duhet të shpallen non-grata në të gjithë Veriun shqiptar për varfërinë që kanë mbjellë, për shpopullimin e fshatrave dhe qyteteve, për mungesën e theksuar të investimeve dhe së fundmi për pagesat diskriminuese në konçensionarët korruptivë duke rënduar edhe më shumë xhepat e veriorëve.
Kohës së diskriminuesit politik që ka ndarë Shqipërinë në një Jug të zhvilluar dhe në një Veri të shpopulluar e të varfëruar, po i vjen fundi!
Rama dhe hajdutët e Tij të partisë po numërojnë ditët e fundit të pushtetit të tyre diktatorial! Fundi i tyre po vjen…

