Apeli i GJKKO-së caktoi sot masë të re sigurie për liderin demokrat, Sali Berisha, duke e urdhëruar të paraqitet 2 herë në muaj para oficerit të BKH-së.
Mbas këtij vendimi ka reaguar avokati i tij, Genci Gjokutaj, i cili u shpreh se vendimmarrja nëse do të paraqitet apo jo, i takon Sali Berishës.
“Ne nuk bëjmë parashikime, vendimarrja është e Berishës”, tha ai, duke shtuar se “Vendimin nuk e kemi të qartë. Eshtë vendim i pakuptimtë, i cuditshëm. Duhet të lexojmë vendimin.”
Kujtojmë se SPAK kishte kërkuar revokimin e vendimit të GJKKO-së që i hoqi Sali Berishës masën “arrest shtëpie”, por Apeli i Posaçëm i caktoi kryedemokratit një masë të re, atë të detyrimit të paraqitjes.

