Kjo është një traditë jo e vjetër në festën e ndërrimit të viteve në vendin tonë, por që nga viti në vit po merr përhapje të gjerë.
Konsumoni disa kokrra shegë dhe 12 kokrra rrushi në çastin kur ora të shënoj 24:00 të datës 31 dhjetor.
12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.
Thjerrëza është simbol i begatisë dhe shega e shëndetit të mirë.

