NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
    18 hours ago
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    4 days ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Albin Kurti: Këto janë 10 arritjet tona kryesore të përbashkëta për vitin 2024:
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Të tjera
Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
Kryesore Politikë
Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme
Të tjera
Belind Këlliçi/ 3 dështimet që morën me vete propagandën e Ramës!
Kryesore
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Shtetit të Katarit, Sultan Bin Saad Bin Sultan Al Muraikhi.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Albin Kurti: Këto janë 10 arritjet tona kryesore të përbashkëta për vitin 2024:

Neutrale
Last updated: 2024/12/27 at 9:56 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

1️⃣ Liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani si dhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse, Spanja dhe Armenia. Viti 2024 ka qenë viti i pasaportës sonë. Ajo sot renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave dhe sipas Indeksit Henley sivjet është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin në të madh në dekadën e fundit.

2️⃣ Këtë vit, filloi regjistrimi dhe inkasimi i energjisë elektrike në katër komunat tona në veri, për herë të parë pas më shumë se dy dekadave. Gjatë këtij viti, gjithashtu ka përfunduar me sukses procesi i konvertimit të patentë shofereve ilegal në ata të Republikës së Kosovës. Janë regjistruar mbi 6300 konvertime, shumica prej tyre nga qytetarët e katër komunave në veri të vendit, duke dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë për integrim, e cila nuk ka munguar asnjëherë nga qytetarët, por është penguar në vazhdimësi nga struktura ilegale dhe Beogradi zyrtar. Shumë prej këtyre strukturave ilegale tashmë janë mbyllur, sepse janë të jashtëligjshme. Atje tani kemi një situatë krejt tjetër.

3️⃣ Pas shkëputjes nga blloku energjetik me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe bashkimin me bllokun energjetik rregullues me Shqipërinë, inaugurimi i bursës ALPEX është arritja tjetër më e madhe në pavarësimin tonë energjetik si dhe në bashkëpunimin tonë kombëtar. Krahas saj, e kemi përmbyllë me sukses Ankandin e parë diellor në histori të Republikës për kapacitete të reja prej 100MW, të cilin e fitoi konsorciumi nga mërgata jonë në Zvicër “Orllati” dhe këtë muaj kemi hapur ankandin e dytë për energji të ripërtërishme, të parën me energji të erës, me kapacitet gjithashtu 100MW. Sivjet gjithashtu ka hyrë në fuqi Programi Kompakt i Sfidës së Korporatës së Mijëvjeçarit (MCC) që përfshin një investim prej 236.7 milionë dollarësh për energji. Pra, viti 2024 paraqet themelet e forta të sigurisë sonë energjetike dhe të ndërtimit të kapaciteteve të reja që na bëjnë më të fortë përballë krizave të mundshme.

4️⃣ Shëndetësia publike është bërë më e mirë, më e lirë dhe me më shumë shërbime. Klinika e Ortopedisë, Klinika e Onkologjisë, Urologjisë, Gjinekologjisë, Kardiokirurgjisë, Klinika Emergjente, Blloku Operativ në Klinikën Torakale, Blloku Operativ në Neurokirurgji – Kirurgji Vaskulare, Reparti i Pediatrisë në Mitrovicë, Transfuzioni i Gjakut në Gjilan, Klinika e Psikiatrisë së Fëmijëve janë transformuar të gjitha këto rrënjësisht e tërësisht. Me udhëzimin Administrativ “Bashkëpagesat për shërbime shëndetësore” disa prej shërbimeve jetike për qytetarë janë pa pagesë ose me çmime më të përballueshme. Kurse me Ligjin për çmimet e unifikuara të barnave dhe miratimit të listës, duke filluar nga 1 shkurti i vitit 2025, çmimet e barnave do të jenë shumëfish më të ulëta.

5️⃣ Pensionet janë rritur për 20%. Pensionistët e moshës, përfituesit e skemave pensionale invalidore dhe të aftësive të kufizuara tashmë veçse i marrin pensionet e tyre me rritje, kurse nga muaji i ardhshëm fillon ekzekutimi i pensioneve me rritje të kategorive të dala nga lufta. Përveç rritjes së rregullt, të gjithë pensionistët tanë edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, e për të pestë herë me radhë përgjatë mandatit tonë, këtë muaj do të marrin shtesën e njëhershme prej 100 euro.

6️⃣ I kemi dyfishuar dhe trefishuar shtesat për fëmijë, përkatësisht dyfishim të shtesave për familjet që kanë një ose dy fëmijë, kurse trefishim për familjet që kanë tre ose më shumë fëmijë. Po ashtu sikurse vitin e kaluar u kemi ndarë edhe një mbështetje shtesë për fundvit në vlerë prej 100 euro. Gjithsej për mbi 400 mijë fëmijë të vendit tonë.

7️⃣ Pas 13 vjetëve, kemi pagë të re minimale e cila është më shumë se dyfish më e lartë. Kurse, falë performacës së mirë ekonomike këtë vit, do të kemi përsëri rritje të pagave në sektorin publik. Paga e re Bazë që hyn në fuqi në vitin 2025 do të jetë për 110 euro më shumë. Rritja do të bëhet në dy faza. Faza e parë fillon në janar të vitit të ardhshëm, pra muajin tjetër dhe parasheh një rritje prej 55 euro, kurse faza e dytë hyn në fuqi nga korriku i vitit 2025, për të plotësuar totalin prej 110 euro rritje, apo një njësi më lartë të koeficientit të pagës bazë.

8️⃣ Në emër të drejtësisë, paqes dhe ruajtjes së vërtetës, e kemi funksionalizuar Institutin për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës i cili brenda këtij viti ka grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit fizik arkivor dhe rreth 15 terabajt (TB) material digjital (video, audio, foto), që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 67 burime të ndryshme. E kemi përzgjedhur konceptin fitues dhe e kemi nënshkruar kontratën për hartim të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Gjithashtu, kemi marrë edhe vendimin për themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

9️⃣ Ka përfunduar me sukses procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, një ndërmarrje e jashtëzakonshme institucionale dhe tejet e rëndësishme për vendin tonë që u vlerësua me nota të larta nga ekipet mbikëqyrëse të organizatave ndërkombëtare partnere, ekspertët e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, UNFPA dhe Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë, UNECE.

🔟 Krahas rritjes së numrit të ushtarëve, fuqizimit të ushtrisë dhe blerjes së armatimeve të ndryshme, bëmë edhe një hap të madh në vendosjen e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes, duke nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk MKE për funksionalizimin e Fabrikës së Municioneve.

Neutrale December 27, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
17 hours ago
Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
18 hours ago
Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme
2 days ago
Belind Këlliçi/ 3 dështimet që morën me vete propagandën e Ramës!
2 days ago
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Shtetit të Katarit, Sultan Bin Saad Bin Sultan Al Muraikhi.
2 days ago

Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe

Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve

Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme

Belind Këlliçi/ 3 dështimet që morën me vete propagandën e Ramës!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?