NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 day ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Shqipërinë e vrasim vetë, autorët i shpallim në kërkim
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Shqipërinë e vrasim vetë, autorët i shpallim në kërkim

Neutrale
Last updated: 2024/12/25 at 4:34 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Viti 2024 po mbyllet me më pak shqiptarë në atdheun e tyre, më shumë të larguar, krejt pa dëshirë, por të detyruar nga një mori rrethanash. Kemi një hemorragji qindramijë të ikurish në Europë e nëpër botë. Kemi më tepër qytetarë të varfëruar, por më shumë pushtetarë të pasuruar. Më shumë institucione drejtësie, por na është shtuar më tepër padrejtësia. Janë shtuar më shumë taksa, por ka më pak pagues. Ka rritje të shfrenuar mediesh e pakësim të dukshëm liri fjale. Ka një numër rekord, qindra partish politike, ndonëse nuk janë gjithë e gjithë 50 politikanë të tillë në gjithë vendin, duke e kthyer në biznesin më ftimprurës, me pasojë mjerimin e përditshëm si kosto. Na janë shtuar refugjatë e emigrantë të çdo profesioni e race, sa nga qokat globale, aq nga shkërmoqja shtetërore, duke rënduar axhendën shkombëtarizuese. Jemi mbushur me ishuj të huaj njerëzorë, me ujgurë, afganë, muxhahedinë, iranianë, filipinas, bangladeshas, indianë, kinezë, nigerianë, kenianë, të bardhë, të verdhë, të zinj. Jemi bërë koshi më i madh i mbetjeve, kimike, toksike, narkotike, humane, në kontinent, një kosh me sipërfaqe 28.748 kilometër katrorë. Jemi pushtuar nga investime strategjike, duke na kthyer e shërbyer strategji falimentimi. Pastrojmë miliarda euro të botës së krimit të organizuar, e na mbetet në dorë lavatriçja e paorganizuar si teneqe skrapi. Kanë mbërritur nga kurrkundi zotër rusë, kinezë, arabë e kanë kthyer në skllevër shqiptarët. Janë verbuar nga verbëria demokratë e socialistë, duke u bërë statistikë varfërie, ndërsa shumë udhëheqës të tyre janë kthyer në ikona majmërie. Po zaptohen e plaçkiten pasuri hyjnore e mahnitëse të natyrës e të Krijuesit, duke ua lënë në dorë pjellës më të keqe, banditëve horra, vendas e të huaj. Të mbytur nga uji, nuk kemi për të pirë në banesa, të pushtuar nga deti, mezi e shohim plazhin në internet. Prodhues naftë ndër të paktët në Evropë, e paguajmë më shtrenjt se kushdo në botë. Kemi diell 260 ditë në vit, e çojmë dëm çdo pikë drite. Energjinë e ujdisim falas por e paguajmë sa frëngu pulën. Bujqësia e blegtoria kanë mundësi të rralla, por ne ushqehemi nga prodhimet që thyejnë trarët nëpër dogana. Mafia dhe Qeveria janë në biznes të pandarë, e ne duartrokasim se na ecin punët mbarë. Ndërtojmë më shumë Kisha e Xhamia, botojmë në pafundësi Bibël e Kuran, po shesim më shumë haram dhe besojmë gjithnjë e më pak në Zot e në hallall. Turremi me përulësi hipokrite për Krishtlindje, Bajram e Pashkë, e të nesërmen e ditëve të shenjta, bëhemi gjah për thertore të gjithë bashkë. Ndërtojmë shkolla e spitale, por skemi nxënës, mësues, infermierë, ilaçe, mjekë e pedagogë. E keqja e Shqipërisë, jemi kryesisht ne, shqiptarët, që rrimë kokëpërpjetë të na i zgjidhin hallet ndërkombëtarët. Jemi të gëzuar se jemi gjallë, por nuk vetëpyesim, a jetojmë..?! Vendin nuk e bëjnë as njerëzit artificial, as Intelegjenca Artificiale, por patriotët që e duan atë!

Neutrale December 25, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
1 day ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
1 day ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?