Një krim i rëndë dhe makabër ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm.
Në fshatin Metoq, një grua 49-vjeçare ka vrarë bashkëshortin e saj 55-vjeçar, teksa ai flinte gjumë.
Bëhet e ditur se gruaja e ka goditur burrin me sëpatë duke e lënë të vdekur në vend.

