NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 day ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: “Të ndalet gërryerja e demokracisë”/ 21 organizata civile thirrje urgjente për krijimin e qeverisë teknike për zgjedhjet.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

“Të ndalet gërryerja e demokracisë”/ 21 organizata civile thirrje urgjente për krijimin e qeverisë teknike për zgjedhjet.

Neutrale
Last updated: 2024/12/23 at 11:35 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Ne, qytetarë dhe organizata shqiptare të angazhuara në promovimin e demokracisë, lirive themelore dhe një shteti të së drejtës, duke marrë parasysh situatën aktuale në Shqipëri, përkeqësimin e standardeve demokratike, përqëndrimin e te gjitha pushteteve ne nje dore, kryeministrit Edi Rama, zëvendësimin e zgjedhjeve te lira me farse elektorale, e te drejtësisë në degë ekzekutivi, arrestimet dhe burgosjet politik të liderëve të opozitës dhe deputetëve dhe qeveritarëve vendorë të saj dhe shkeljet e renda të drejtave të njeriut të raportuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
instalimit në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë;
duke iu referuar rezolutave të fundit të miratuara nga Internacionalja Demokratike e Qendrës (CDI), Partia Popullore Europiane (EPP)  dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar (IDU)  të cilat theksojnë domosdoshmërinë e mbrojtjes së të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë dhe rritjen e transparencës dhe integritetit në qeverisje;
duke sjellë në vëmendje gjithashtu përkeqësimin në ushtrimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut në Shqipërisë nga raportet e ndryshme si Amnesty International, Journalists without Borders, World Justice Project, si dhe nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut;
si pjesëmarrës të forumit “Të drejtat e shkelura” të mbajtur në Tiranë në datën e sotme :
1. Dënojmë shkeljet e vazhdueshme të raportuara të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në Shqipëri, përfshirë kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes, manipulimet zgjedhore dhe gjendjen dramatike ne burgjet e vendit, 62 % e të burgosurve janë ne paraburgim, mungesën e transparencës në qeverisje.
2. Ritheksojmë se respektimi dhe garantimi i të drejtave themelore janë parakusht për një demokraci funksionale dhe për përmbushjen e aspiratave të popullit shqiptar për integrim Europian, partneritet atlantik, dhe prosperitet socio-ekonomik.
3. Kujtojmë se garantimi i të drejtave për çdo qytetar, përfshi gjatë proceseve hetimore, penale apo gjyqësore, është një parakusht për të evituar rrëshqitjen drejt një regjimi policor ku kufizimi i dhunshëm i lirive mbizotëron përkundrejt zbatimit të një procesi të drejtë gjyqësor;
4. Theksojmë nevojën për të adresuar këto sfida përmes një angazhimi kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë aktorët politikë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ne,
Konsiderojmë emergjente dhe i bëjmë thirrje:
Qeverisë Shqiptare:
• Të respektojë me rigorozitet të drejtat e qytetarëve, në veçanti ato në lidhje me pronën private dhe lirinë e lëvizjes, duke garantuar që secila prej tyre nuk mund të tjetërsohet as të kufizohet nëpërmjet formave të ndryshme të ndalimit policor ose paraburgimit, pa një proces gjyqësor efektiv, të drejtë dhe transparent.
• Të garantojë lirinë e shprehjes, duke ndaluar çdo formë censure dhe presioni ndaj gazetarëve, qytetarëve dhe përfaqësueseve politikë.
• Të organizojë një garë zgjedhore të lirë dhe të ndershme, duke siguruar një proces elektoral të pandikuar nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore ose kërcënimet politike.
• Të garantojë votimin e Diasporës dhe të sigurojë mos prekjes e votës së saj.
• Të respektojë ndarjen e pushteteve & pavarësinë e institucioneve shtetërore, përfshirë institucionet vendore të zgjedhura demokratisht si bashkitë dhe këshillat bashkiakë.
• Të ndalojë çdo ndërhyrje, instrumentalizim apo politizim të sistemit të drejtësisë, si në terma të drejtësisë administrativo-penale, ashtu dhe në atë kushtetuese.
• Të vërë në jetë një kulturë perëndimore dialogu, duke bashkëpunuar më çdo aktor me rëndësi, politik, ekonomik ose nga shoqëria civile, për të ndaluar agjendën e shpopullimit, shkatërrimin e arsimit, shëndetësisë, për të zgjidhur çështjen e pronës, pensionet dhe minimumin jetik.
• Të mundësojë krijimin e një qeverie teknike sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të menaxhuar procesin zgjedhor dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve.
Komunitetit Ndërkombëtar:
• Të monitorojë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, duke përdorur rezolutat e miratuara nga CDI, EPP dhe IDU si udhërrëfyes për të ndihmuar rikthimin e standardeve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
• Të konstatojë shkeljet e shumta të të drejtave të qytetarëve shqiptarë të cilat enden me vite të tëra për të marrë drejtësi, ose mbahen fizikisht në ndalim policor ose paraburgim për shkak të një sistemi drejtësie jo-efektiv dhe jo-të drejtë.
• Të vendosë presion ndaj qeverisë shqiptare për të ndalur shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, në veçanti për sa i përket korrupsionit trans-nacional dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
• Të ndërmjetësojë negociatat për krijimin e një qeverie teknike në shembullin e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë një garë zgjedhore të lirë dhe të ndershme.
• Të ofrojë asistencë teknike dhe financiare për përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore dhe forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.
Aktorëve të shoqërisë civile dhe opozitës politike Shqiptare, të bashkohen nën një mision të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave themelore, të vlerave universale dhe parimeve të mëposhtme:
• Liritë dhe të Drejtat Individuale: Individët lindin të lirë me të drejta të patjetërsueshme. Detyra e qeverisë është të garantojë dhe jo t’i kufizojë këto të drejta dhe liri të cilat janë të pandashme nga liritë politike dhe ekonomike.
• Shteti i së Drejtës: Shqipëria duhet të vendosë një shtet ligjor që siguron ndarjen dhe balancimin e pushteteve, mbrojtjen e institucioneve dhe decentralizimin e pushtetit, duke luftuar fuqimisht mbi gjithçka kapjen e institucioneve nga korrupsioni dhe krimi. Sot, shteti nuk njeh vendimet e institucioneve të veta, për shembull Parlamenti nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, apo mosnjohja e vendimit te gjyqit te 13 pagave të Naftëtarëve të Rafinerisë Ballshit.
• Fuqizimi i Qytetarit: Qytetarët duhet të kenë një rol aktiv në politikëbërje dhe qeverisje, me një fokus te përfaqësimi i drejtpërdrejtë, respektimi i interesave të tyre, dialogu transparent dhe jo imponimi me dhunë i vendimmarrjeve.
• Tregu i Lirë: Ekonomia shqiptare duhet të bazohet në kapitalizmin, sipërmarrjen dhe garantimin e një tregu realisht të lirë si mekanizma për krijimin dhe shpërndarjen e drejtë të pasurive kombëtare, dhe duke nxitur kështu një ekonomi konkurruese, që ofron fitime dhe paga të larta por dhe taksa e borxh publik të ulët.
• Fuqizimi i Prodhimit Vendas: Ndryshimi i modelit ekonomik nga thjesht importues e konsumator në prodhues e eksportues, duke nxitur prodhimin vendas, bujqësor e blegtoral, duke fuqizuar industrinë përpunuese dhe ndihmuar fermerët shqiptarë.
• Një arsim cilësor, shkencor e patriotik: Arsimi është themeli i mundësive për çdo individ dhe garanton zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Një komb nuk ka të ardhme pa investuar në arsimin e brezit të ri. Prandaj, ne mbështesim reformat arsimore në të gjitha nivelet për të rritur cilësinë e tij, për ta çliruar nga ndikimet ideologjike duke synuar një depolitizim dhe dekomunistizim të plotë të përmbajtjes dhe kurrikulave, veçanërisht në shkencat shoqërore.
• Një shëndetësi dinjitoze: Një reformimi i sektorit shëndetësor shqiptar që të udhëhiqet nga qëllimi fisnik i rritjes së jetëgjatësisë për çdo shqiptar, duke u kujdesur paralelisht që kjo jetëgjatësi të përkthehet në vite jete cilësore, me kosto të ulët për qytetarët e shërbim cilësor.
• Mbrojtja e shtresës më vulnerabël të shoqërisë, pensionistët: Garantimi i dinjitetit dhe një jetese të rehatshme për pensionistët, duke arritur në një pension afër pagës minimale.
• Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore e Historike: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe historike është një detyrim ndaj brezave të kaluar dhe një investim për të ardhmen, që ruan identitetin kombëtar dhe lidhjen me rrënjët tona. Ne theksojmë rëndësinë e ruajtjes së monumenteve, traditave dhe vlerave historike si një burim frymëzimi dhe kohezioni për shoqërinë, si dhe një element thelbësor i identitetit tonë. Bëjmë thirrje për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe si ishte.
• Prona Private: Respektimi i pronës private shihet si thelbësor për sigurinë dhe zhvillimin shoqëror, duke e lidhur ngushtë me liritë dhe dinjitetin njerëzor përtej çdo statusi strategjik apo korruptiv që e tjetërson pronën private.
• Dekomunistizimi dhe Demokracia: Kërkohet hapja e dosjeve komuniste dhe ndalimi i glorifikimit të diktaturës duke përfshirë më shumë edukim e sensibilizim për të mbrojtur liritë dhe për të rikthyer dinjitetin e viktimave, apo evituar ripërsëritjen e një modeli anti-demokratik, anti-të drejta dhe anti-perëndimor. Të lejohet me ligj përfshirja në drejtimin e institucioneve kushtetuese shtresa antikomuniste me një kuotë të vecantë. Ne kerkojmë që të denohen krimet e komunizmit me ligj sic i ka denuar Europa dhe të gjenden eshtrat e 6000 të zhdukurve të komunizmit.
• Decentralizimi: Decentralizimi i pushtetit dhe zhvillimi i balancuar i territorit forcojnë vetëqeverisjen lokale, rrisin llogaridhënien dhe sigurojnë që çdo zonë të ketë mundësi të barabarta për zhvillim.
• Mjedisi: Ruajtja e mjedisit dhe burimeve natyrore për ne është thelbësore për të siguruar një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Ne kërkojmë harmonizimin e zhvillimit ekonomik me mbrojtjen ekologjike. Gjithashtu, ne inkurajojmë shfrytëzimin e burimeve alternative të përftimit të energjisë, uljen e humbjeve në rrjet dhe ndëshkimin e keq menaxhimit të Kaskadës së Drinit sipas rekomandimeve ligjore te KLSH. Ne kërkojmë zbatimin e rezolutës së Këshillit Bashkiak Dibër kundër HEC Skavicës, si përfaqësues të zgjedhur për të mbrojtur interesat e komunitetit qe preket drejtpërdrejt. Ne kërkojmë të zbatohet legjislacioni për të drejtat e konsultimit publik, konventa e Bernës dhe e Arhusit duke mos prekur zonat e mbrojtura nëpërmjet makinacioneve për të hapur rruge projekteve ndërtimore siç është aeroporti i Vlorës si dhe ndërhyrja ne Butrint.
• Integrimi Europian: Anëtarësimi në BE është një objektiv parësor, që garanton respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e vendit, që rrit konkurrencën dhe mbron të drejtat e konsumatorit shqiptar ndër të tjera.
• Mbrojtja e Shqiptarëve dhe Vlerave Kombëtare: Nevoja për të mbrojtur shqiptarët kudo që ndodhen, dhe për të garantuar në mënyrë të pa kompromis familjen, vlerat tradicionale shqiptare, dhe lirinë e besimit si themele të shoqërisë sonë. Ne mbështesim krijimin e një Ministrie për Familjen dhe Ripopullimin, si dhe një hetim për shkaqet dhe agjendën shpopullimit, si dhe të censusit të fundit të kryer.
• Dinjiteti dhe Jeta Njerëzore: Mbrojtja e jetës dhe dinjitetit njerëzor është një detyrë e shenjtë, duke garantuar të drejtat e individëve nga fillimi deri në fund të jetës.
• Rindërtimi i Shoqërisë: Promovimi i lirive dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor shihen si çelësi për ringjalljen e shoqërisë shqiptare.
Ne,
nënshkruesit e kësaj rezolute:
Angazhohemi të mbrojmë të drejtat e njeriut, të promovojmë vlerat demokratike dhe të qëndrojmë në solidaritet me të gjithë qytetarët shqiptarë që kërkojnë një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë.
Kërkojmë nga të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë të bashkohen në këtë përpjekje për të siguruar një Shqipëri demokratike dhe të begatë.
Nënshkruar më 18 dhjetor, në Tiranë, Shqipëri.

Neutrale December 23, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
1 day ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
1 day ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?