Më lehtë ndryshojmë të shkuarën se të tashmen.
Më lehtë fantazojmë për të shkuarën se për të ardhmen.
Më lehtë i besojmë veshëve, se syve.
Më lehtë harrojmë premtimet, se gënjeshtrën.
Më lehtë gënjejmë veten, se tjetrin.
Më lehtë pranojmë trillet, se faktet.
Më lehtë besojmë propagandën, se realitetin!
Më lehtë ndryshojmë fè-në, se partinë
Më lehtë falim armikun se mikun.
Me lehtë ndërrojmë atdheun, se qeverinë.

