Një aksident me vdekje ka ndodhur në qytetin e Durrësit.
Drejtuesi i një mjeti me targa angleze ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion të parkuar.
Fatkeqësisht, drejtuesi 22-vjeçar i mjetit me targa angleze, Denis Hoxha ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllazërimi” në zonën e ish kënetës Durrës.
(foto ilustruese)

