NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 day ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gëzim Zilja/ Myrto dhe nipi nga Anglia
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gëzim Zilja/ Myrto dhe nipi nga Anglia

Neutrale
Last updated: 2024/12/20 at 9:42 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Para tre vitesh kam shkruar për komshiun dhe mikun tim Myrton. Pinim bashkë kafen e mëngjezit dhe ndonjë raki “ të bërë vetë” siç thoshte kamerieri. Është ai Myrtua që i erdhi djali pas dhjetë vitesh nga Anglia me gruan dhe fëmijën dy vjeç; ndenji tetë ditë, por nuk shkoi as për vizitë te shtëpia e të atit, që ishte ende me mobiliet e kohës së diktaturës. Dy gjëra i ngelën peng Myrtos atë kohë: Nusja nga fshatrat e Fierit (Laleshka thoshte gjithë mllef) që nuk e la as ta prekte me dorë nipin e vogël dhe ato njëqind eurot, që ia dha fshehtas plakës i biri. Ishte bërë bishë nga zemërimi dhe i ishte betuar së shoqes: -Po e kape me dorë atë “qinçe” do të ndjek nga shtëpia!- Me sa më kishte thënë “qinçja” e euros ishte ende, pas tre vitesh mbi komodinë. E shoqja kur fshinte pluhurat e merrte e rrotullonte nëpër duar dhe e linte sërish atje duke murmuritur: – Nuk kam nge tani në pleqëri të merrem me këtë “të çmendurin’ që kam për burrë.- Këtë vit, te “Da Capo,” ku sërish po gjerbja me nge kafen, dikush më kapi nga mbrapa dhe më mbylli sytë me duar
-Gjeje, gjeje kush jam ,- thoshte duke qeshur.
-Ah, presor, ike dhe ti. Ke filluar të çedosh,- tha më zë të lartë duke qeshur me të madhe.
-Je Myrtua. Të gjeta!- thirra nga qejfi, pasi e dallova nga e qeshura.U përqafuam me mall dhe u ulëm. Kishte ndryshuar shumë dhe kjo më gëzoi. Pantallonat dhe shapkat dhuratë nga Kryqi i Kuq nuk i kishte më. Më vonë vura re se çdo katër-pesë ditë ndërronte rrobat dhe pantallonat e shkurtëra, që i rrinin fare mirë në trupin e tij ende robust të një sportisti të dikurshëm. Atletet e kuqe firmato, nuk i hiqte kurrë nga këmba dhe përsëriste:
-Më tha djali se më shkojnë të kuqe, pa për mua le të ishin të çdo lloj boje.- E bënte llogarinë si dikur për të më gjetur si rastësisht por jo gjithmonë më linte të paguaja kafen dhe atë teken e vockël si dikur, që ia donte shpirti sabah-sabah. -Mos na nënveftëso dhe neve,- thoshte, dhe shtonte gjoja i mërzitur, – Të pasur nuk jemi xhanëm, po ja, ca lekë për të paguar kafen i kemi sa për të mos u turpëruar me shokët e miqtë.- Gjatë gjithë kohës që bënim muhabet një djalë i vogël rreth 4-5 vjeç nuk i ndahej duke e mbajtur nga dora. I bëra shenjë nga vogëlushi që po më shihte gjithë kureshtje.
-Është nipi im po nuk di shqip,- Ka nja dy javë që e kam prurë këtu në Shqipëri dhe e mbaj unë me plakën.
-Nuk të kuptoj!
-Po ç’do kuptosh o komandant? Nuk kishin si ta mbanin se im bir punonte larg dhe vinte vetëm fundjavave në shtëpi. Laleshka, e ëma, punonte në një byrektore te disa kuksianë gjithmonë turni i tretë. E merrte në dy të natës dhe e linte turnin në dhjetë të mëngjezit. Kur kthehej nga puna e zinte gjumi sa hapte derën. Lere mos e nga, si ajo punë. Erdhi vet djali që na mori se unë as një fjalë anglisht nuk di. Na thirrën me plakën gjoja si turistë por shpejt e kuptova që puna ishte te nipi. Më erdhi keq dhe thashë të rrimë ca e t’i ndihmojmë. Po ky i uruar nuk dinte asnjë fjalë shqipe se laleshka nuk do që të mësojë shqip: ka nënshtetësi angleze thoshte. Pas tre muaj burg në shtëpi, se burg ishte për mua, i thashë plakës: -Ti po deshe rri, unë të do iki! Erdhi dhe ajo e shkreta me mua. Na vinte keq për nipin po nuk ishte për ne Anglia. U bëra derr. Më mori malli për gurët e drurët si i thonë një llafi. Po deshe më beso por e kam puthur njëqind herë atë derën shtrëmbaluqe prej llamarine të oborrit të shtëpisë. Kur i hoqa shulin dhe e lëviza, krikëllitja e menteshave të ndryshkura mu duk si muzikë. Qava kur hyra brenda. Jo ore byrazer nuk ka si vendi yt, si toka jote. Ore më mori malli edhe për ferrat e baçës, që kam dyzet vjet, i shkul e ato sërish mbijnë. E vetmja zgjidhje ishte të merrnim djalin me vete në Shqipëri. Kënaqet i varfëri, e vjen pas meje e pas plakës si manar. Më ka pjell belaja se nuk di shqip dhe kalamajtë e lagjes nuk kanë lënë fjalë të pista pa ia mësuar. Bela e madhe për zotin! Ca fjalë i ka mësuar. Ajo Laleshka ( ma atë e kishte gjithë mllefin jo me të birin) që ka shkuar me një fustan e një palë brekë në Angli, le të plasë po të dojë. Edhe një strofë nga vjersha e Naimi Frashërit, ia kam mësuar.
-O Klevis, ajde këtu afër të keqen gjyshi! Thuaja atë vjershën që të kam mësuar, këtij shokut tim.- Djali u step pak pastaj filloi me një shqipe të ngatërruar:
-Mëmël(dhe) quhet toka
– Ku më ka l(r)ënurë koka
-Ku kam dashur mëmë e atë
-Ku më njeh dhe gul(r) i thatë!
Sapo mbaroi mori frymë thellë dhe pa Myrton gjithë krenari.
-E shikon o kamandant? Ia kam mësuar vetë një për një. O e bëj shqiptar unë këtë, o mos më thënçin Myrto!
-E bën ti Myrto, e bën,- i thashë. -Ti e do vendin tënd dhe këtë Skelën tonë të dashur.
-Skela ka qenë më përpara, tani këtu nuk e merr vesh qeni të zontin. Le që beton i gjallë nga do të hedhësh sytë. Shyqur kemi detin e çmallemi me të.
-Të të bëj një vërejtje të vogël o Myrto, po aman mos të të ngelet qejfi!
-Nga ty? Për kokën tënde o presor, ç’është ai llaf?
-Ajo vjersha shumë e bukur që recitoi nipi nuk është e Naim Frashërit por e Çajupit. Pastaj djali nuk ka lindur në Shqipëri. Mësoja tët biri atë. Gjej ndonjë vjershë tjetër të shkurtër për gjuhën shqipe, nga Naim Frashëri.
-Më hape punë tani. Do më japësh kohë një javë dhe të shikosh se çfarë kam për t’i mësuar.- Një javë më vonë atje në një cep të Kulaçit (rrethrrotullimit) të Skelës, të Kafeneja e zakonshme, Myrtua kishte kohë që më priste. Kishe veshur këmishë me mëngë të shkurtëra, me një palmë jeshile në gjoks dhe lule shmëngjyrëshe anash, pantallona ngjyrë tulle gjithë xhepa dhe atletet e kuqe, dhurata nga i biri.
-Po hajde o presor se na thave sytë! Kemi gjithë mëngjesin që presim. Nipi do të të thotë vjershën e Naimit.
-Në dhjetë e gjysmë e lamë! Mos më nxirr bojën para nipit,- ia ktheva po me shaka. Sapo unë u ula nipi me qëndrim gatitu filloi:
Gjuhën e mëmëdheut mëso!
Ajo mund të të ndritonjë.
Edhe të tjera ti këndo!
Po atë ta kesh për zonjë.
Sapo vogëlushi mbaroi vjershën e rroka fort, e putha në faqe, dhe i thashë i përlotur: -Bravo Klevis, të lumtë! Je një shqiptar i vërtetë dhe gjyshi jot është patrioti më i madh në të gjithë Skelën.- Myrtos iu bë qejfi sa nuk thuhet dhe murmuriti i lumtur:
-Po ja o presor përpiqem me aq sa di. Unë nuk kam bërë shkollë të madhe, po Klevisi nuk ka për të shkuar në Angli pa mësuar të flasë shqip. Djalin e kam vënë në be: Nëse nuk flisni vetëm shqip me nipin, mos më shkelni në shtëpi, ti dhe ajo laleshka jote, që përmirte në majë të gjëmbit kur erdhët në Shqipëri. E pashë me sytë e mi: Kurrizi i dilte në byrektore, te kuksianët, atje në Londër.- Ciku gotën e rakisë me timen dhe përfundoi: Hajde se më mirë do bëhet! Po ja do vuajmë edhe ca kohë se me ç’duken bathët….

Neutrale December 20, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
1 day ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
1 day ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?