NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 day ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    2 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    2 days ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Katër ministrat e Ramës me 6.2 milionë euro pasuri, kryeson Balla me…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Katër ministrat e Ramës me 6.2 milionë euro pasuri, kryeson Balla me…

Neutrale
Last updated: 2024/12/19 at 11:34 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

IGLI HASANI
NË 2013 DEKLARONTE 147 MLN LEK PASURI
NË 2023, QARKULLIMI SHKON NË 1.1 MILION EURO PASURI
2013-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 100 MIJË EURO
Igli Hasani, prej vitit 2023, mban detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të vendit. Karriera e tij ka nisur në vitin 2004 në Ministrinë e Mbrojtjes, në të cilën ka punuar deri në vitin 2018 kur do të emërohej si Ambasador i Shqipërisë në Austri. Deri në vitin 2018, Igli Hasani ka qenë një zyrtar i zakonshëm i shtetit. Në vitin 2013, ai merr rol drejtues në Ministrinë e Mbrojtjes, duke u bërë drejtues i zyrës juridike.
Në deklaratën e pasurisë të vitit 2013, para marrjes së detyrës, Igli Hasani deklaron një pasuri prej rreth 145 mijë eurosh, e cila përbëhej nga një apartament 2+1 me vlerë 45 mijë euro, të cilin ia kishin bërë dhuratë prindërit dhe dy depozita bankare, njëra me vlerë 30 milion lekë dhe tjetra me vlerë 70 milion lekë. Nga viti 2013 deri në vitin 2017, Igli Hasani deklaron të ardhura modeste, pagën e tij si drejtues në Ministrinë e Mbrojtjes e cila shkon në vlerë vjetore në rreth 11 milion lekë të vjetra, si dhe të ardhurat nga interesat bankare, të cilat çdo vit llogariten mesatarisht në 4 milion lek.
Pra, përgjatë katër viteve të para të qeverisë socialiste, Igli Hasani deklaron mesatarisht rreth 1.5 milion lekë të reja të ardhura në vit. Në vitin 2018, Igli Hasani emërohet ambasador i Shqipërisë në Austri. Ky hop cilësor në karrierën e tij, shënon gjithashtu edhe një ngritje të menjëhershme nga ana financiare. Në deklaratën e pasurisë të vitit 2018, Igli Hasani deklaron një vlerë pasurie prej 262 milion lekësh, e ndarë në depozita bankare, fonde investimi, llogari rrjedhëse, të ardhura nga paga etj. Pas këtij viti, pasuria e Igli Hasanit vijon të rritet, derisa në 2023, kohë kur u emërua si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, vetëm pasuria e deklaruar në para cash, depozita bankare, fonde investimi apo dhe huadhënie, arrin në vlerën e 577 mijë eurove.
Gjatë periudhës që ka shërbyer si ambasador në Austri, Igli Hasani ka pasur të ardhura të konsiderueshme nga paga, ndërsa gjatë një viti punë si ambasador në OSBE, ai ka deklaruar një pagë marramendëse prej 104 mijë eurosh. Nëse i referohemi ecurisë së pasurisë së Igli Hasanit, pas vitit 2013, ajo është katërfishuar, duke kaluar shifrën e mbi 600 mijë eurove në para cash, fonde investimi, huadhënie etj. Ndërkohë, deri në vitin 2017, kur Igli Hasani ishte drejtues në ministrinë e mbrojtjes të ardhurat e tij vjetore nuk i kalonin 15 mijë eurot. Ndërsa pas vitit 2018, kur nisi karrierën e tij diplomatike, të ardhurat e tij u tre apo katërfishuan deri në dhjetëfishim të tyre në vitin 2023.
ANILA DENAJ
NË 2013 DEKLARONTE 642 MIJË EURO PASURI, ASET DHE LLOGARI BANKARE
MIDIS 2013-2023 KA QARKULLUAR  1.2 MLN EURO
2013-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 119 MIJË EURO
Anila Denaj prej vitit 2018 është pjesë e kabinetit qeveritar të Kryeministrit Edi Rama, ndërsa pjesë e administratës publike u bë që në vitin 2013, kur në pushtet erdhën socialistët. Në vitin 2013, Denaj deklaronte një pasuri totale familjare prej 642 milionë lekësh, e përbërë nga llogari bankare, prona të paluajtshme dhe aksione në kompani financiare. Në vitin 2018 kur mori detyrën si Ministre e Financave, Anila Denaj deklaron të ardhura neto në rreth 80 mijë euro si dhe një apartament i cili nuk banohet.
Ndërkohë, në vitin 2023 pasuria e Anila Denajt përbëhet nga likuiditete bankare të ardhura kryesisht nga rroga e saj dhe e bashkëshortit, ndërsa nuk deklaron ndryshime në pasuritë e paluajtshme apartamente apo makina. Ajo që vihet re, është fakti se pas vitit 2019, kur Anila Denaj merr poste të rëndësishme në qeveri, bashkëshorti i saj, Nektar Kume, heq dorë nga biznesi ku ka qenë zotërues i disa prej tyre si bare dhe restorante.
MIRELA KUMBARO
NË 2013 PASURIA SHKONTE RRETH 617 MLN LEKË
DERI NË 2023 KA QARKULLUAR RRETH 1.7 MILION EURO
2013-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 169 MIJË EURO
Mirela Kumbaro, aktualisht Ministre e Turizmit, është gjithashtu një nga ministret jetëgjata të kabinetit Rama. Ajo u fut në kabinet që në vitin 2013, kur në deklaratën fillestare të pasurisë shprehej se zotëronte rreth 617 milion lekë pasuri, ku përfshiheshin pesë apartamente, dhe disa llogari bankare dhe asete të tjera në shuma të mëdha parash.
Deri në vitin 2023, pasuria e zonjës Kumbaro dhe familjes së saj, ka qarkulluar në shifrat 1.7 milionë eurove, apo një rritje me tre fish më shumë në krahasim me pasurinë që kishte qarkulluar deri në vitin 2013. Veç pasurive të paluajtshme, Mirela Kumbaro deklaron llogari të shumta bankare, Të ardhurat kryesore të Mirela Kumbaros, janë ato nga paga e saj si deputete apo ministre, pas vitit 2013 si dhe të ardhurat nga paga e bashkëshortit si gazetar, ndërsa mbetet për tu verifikuar rritja e pasurisë së zonjës Kumbaro…
TAULANT BALLA DEPUTETI I MAJMUR DHE GRUAJA MILIONERE ME SHUMË PARA CASH
NË 2004 DEKLARONTE 20 MLN LEK
DERI NË 2020, KA QARKULLUAR 2.2 MLN EURO
2004-2023 QARKULLIMI MESATAR VJETOR 219 MIJË EURO
Taulant Balla është një nga njerëzit më jetëgjatë në politikë pas viteve 2000 në Partinë Socialiste. Ai e nisi karrierën në kabinetin e ish-Kryeministrit Fatos Nano në vitin 2004, dhe më pas ka vijuar pa ndërprerje karrierën si deputet i Kuvendit nga vitit 2005 e deri më sot. Në vitin 2004, në deklaratën fillestare të Pasurisë, Taulant Balla deklaronte të ardhura minimale, pagen në UNICEF prej 15 mijë dollarësh si dhe paga në Partinë Socialiste prej rreth 2 mln lekësh dhe disa pagesa nga Këshilli i Ministrave i kohës. Në total, në vitin 2004, Taulant Balla deklaronte të ardhura vjetore jo më shumë se rreth 20 mijë euro, ndërsa në deklaratën fillestare nuk deklaronte të kishte në zotërim pasuri të paluajtshme.
Por nga viti 2004 deri në vitin 2013, gjatë kohës që Taulant Balla ishte vetëm deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe për më tepër në opozitë, pasuria e tij njohu një rritje të jashtëzakonshme. Deri në vitin 2013, Taulant Balla së bashku me bashkëshorten Iris Pekmezi, kanë qarkulluar pasuri prej rreth 1.3 milionë euro, e cila përbëhej nga disa apartamente, automjete dhe qindra mijëra euro para cash. Ndryshe nga zyrtarët e tjerë, vihet re se familja Balla midis vitit 2008 dhe vitit 2013, mbante para cash në banesë, në vlera që kalonin shumën e rreth 40-50 mijë eurove në vit. Këto para u larguan nga banesa vetëm pas vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Ndërkohë nga viti 2013 e deri në vitin 2023, pa deklaratën e pasurisë së vitit 2021, familja e Taulant Ballës dyfishoi pasurinë, duke qarkulluar rreth 2.2 milionë euro të ardhura në depozita bankare dhe pasuri të paluajtshme.
Në total, gjatë 20 viteve në politik, Taulant Balla dhe bashkëshortja e tij, kanë qarkulluar rreth 3.5 milionë euro të ardhura. Pra, thënë ndryshe, Taulant Balla u fut në politik në vitin 2004 me rreth 20 mijë euro të ardhura vjetore, ndërsa pas dy dekadash, ai ka qarkulluar në total rreth 3.5 milionë euro të ardhura, duke e rritur pasurinë e tij me 175 fish më shumë. Edhe pasuria e Taulant Ballës, është me risk, pasi gjatë viteve të fundit, ai ka deklaruar blerjen e disa pronave të dyshimta.
E tillë është një sipërfaqe toke prej 12 mijë metrash katror, e cila nuk është deklaruar zona se ku ndodhet kjo pronë si dhe vlera e saj. po në vitin 2022, Taulant Balla deklaron blerjen e një apartamenti në vlerën e 199 mijë eurove, por nuk deklaron vendndodhjen si dhe sipërfaqen e pronës. Bashkëshortja e Taulant Ballës, Iris Pekmezi, ka deklaruar paga nga kompania AMC, Alb Telekom apo dhe One, që arrijnë vlerën e 160 mijë eurove në vit, ndërsa prej vitit 2019 ajo ka regjistruar edhe nipt si person fizik, nga i cili deklaron të ardhura të konsiderueshme në ofrimin e konsulencës për sektorin bankar në vend.
Le ta themi ndryshe, në vitin 2013 gjithë kabineti aktual i qeverisë Rama, deklaronte në zotërim llogari bankare dhe asete jo më shumë se 3.5 milion euro. Deri në vitin 2023, kabineti Rama bashkë me kryeministrin që qëndron në krye të tij, kanë qarkulluar rreth 18 milionë euro pasuri, asete dhe llogari bankare, pa konsideruar këtu vlerën kontabël të bizneseve të bashkëshortëve të disa prej ministrave. Këto janë vetëm psuritë e (pa)ligjshme të deklaruara në ILDKPI, ku vetëm nga kaq mjafton që gjysma e kabinetit të jetë nën hetim nga SPAK. Pasuritë e tjera, që nuk janë deklaruar, por që historia ka treguar se janë shumë më shumë nga të deklaruarat, i mbetet SPAK t`i gjejë dhe t`ua kthejë shqiptarëve…./Plug-Syri.net

Neutrale December 19, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
1 day ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
1 day ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
2 days ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
2 days ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?