Një takim falenderimi
Një dhënie dorë mirënjohjeje.
Një përshëndetje qëndrestarëve shpirtërorë.
Një përulje ndaj Miqve të Shpresës.
Të mërkurën, pasdite, në seli, në orën 19, në Shtëpinë e Përbashkët. BERISHA JU KA FTUAR.
Sali Berisha ka prodhuar e fuqizuar shumë emra politikë, pavarësisht se jo pak prej tyre i kanë kthyer kurrizin. Janë kthyer kundërshtarë. Kanë shërbyer pragmatizmit të përkohshëm dhe sërish janë kthyer. Rrugë politike. Asgjë e pazakontë. Në politikë interesat mënjanojnë miqtë, ambiciet i quajnë thjesht pengesa e jo viktima. Arresti shtëpiak 333 ditësh i kryetarit të PD prodhoi furtuna të ndryshme në gotë dhe në godinë. Ngjalli iluzione në oborr për kryetarë tjetër opozite dhe vluan disa axhenda. Linjat e taksive nëpër ambasada u shtuan. Disa grupe ndanë teorikisht partinë dhe parcelat. Nisën protestat. Te rruge shtëpisë së liderit të partisë. Ajo mori emrin Rruga e Shpresës. E përnatshme. Pjesëmarrësit ishin thuajse 90 përqind idealistë. Zero përfitues. Vinin si gjithmonë për Doktorin. Dukeshin edhe tek tuk deputetë e zyrtarë partiakë. Zgjedhjet po afroheshin. Gjykata riktheu Berishën zyrtarisht me firmë e vulë kryetar. Kjo shtoi disa vizitorë. Mediet e huaja u shtuan. Berisha nga arresti denonconte sikur të gjendej në sallën e Kuvendit. Gjykata vendosi. Berisha lirohet. Rezolutat ndërkombëtare mbajtën qëndrim pro Berishës. Kundër Ramës. Axhendet brenda partisë u stepën. Por nuk u fikën. Ziejnë cepave të selisë. Halli i listave shtoi sevdanë dhe hipokrizinë. Ata e dinë se vota në burim ka shpesh harmoni me atë në struktura dhe jashtë saj. Jo gjithmonë. Kujdesi dhe interesi me gjasë janë në udhëkryq.
Por për ato 333 ditë Berisha bëri aktin e duhur. Ftoi protestuesit e përnatshëm të Rrugës së Shpresës. Natyrisht pjesëmarrja do të jetë edhe me shumë ilegalë. Nga ata vëzhgues online apo ekrane. Ani, ndashtë. Për shpresë vijnë.
Por ai ftoi Miqtë e Shpresës.
Kjo është Mirënjohja.
Karrikedashës të partisë. Edhe nëse nuk doni, së paku mësoni..
Basir Çollaku/ Fuqia e mirënjohjes, Berisha fton Miqtë e Shpresës
Leave a comment
Leave a comment

