I ndoqa pak “Dëgjesat publike”, që fatkeqësisht bëhen me administratë, militantë të partisë dhe njerëz që nuk i lidh asgjë me Malësinë, veç ndonjë gotë raki me krap nga liqeni… nga liqeni i “Malësisë” ose marrin rrogën qyl.
Mandati i tretë që ka “mreti” në krye të pushtetit vendor dhe nuk ka asnjë plan, as strategji zhvillimi për Malësinë.
Nuk po të shkruaj si Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, se thoni politikë, por si qytetare që jetoj këtu dhe e dua të mirën e Malësisë.
Si qytet nuk kemi:
-Qendër kulture
-Stadium
-Bibliotekë
-Pallat Sporti
-Kinema
-Shtëpi kulture
-Parking
-Rrugë brënda Koplikut
-Pastrim
-Mirëmbatje të rrugëve, shkollave, qendrave shëndesore.
-Qendër për rini
-Qendër për pleq
-Çerdhe për nënat që punojnë
-Azil
-Muze
-Treg me tezga për artizanet dhe plan zhvillimi që ato të krijojnë punishte, por dhe t’i shesin, t’i reklamojnë në qendër të qytetit punimet e dorës, Malësia ka shumë të tilla, sidomos me reklamimin dhe promovimin e “Xhubletës” që është pjesë e UNESCO-s.
Do shkruaj plot të tjera, nuk po them t’i bëni me një buxhet, por me gjithë këto vite pushtet disa nga këto duhet të ishin bërë…
Amanet nga zoti për këto festa mbyllni gropat në Pedonale Koplik, ku po thyejmë kokën dhe makinë duke u nisur që nga dera e bashkisë.
Amanet furnizimin me ujë se ujë ka plot.
Amanet pastroni kazanët në rrugën nacionale se u shastisen turistët.
Amanet për festa ndizeni tabelen në Vrakë, atë dixhitalen që ka kushtuar një mal lekë, ku të shkruhet:” Mirë se vini në Malësi”
Kaq kisha mret, nga të duash nisja, po nisja diku dhe lëri shfaqjet me administratë se sa çohen nga aty të shajnë me “libër shpie”, se i mundove, përtojnë të të dëgjojnë.

